Magnezi është thelbësor për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve. Trupi e përdor këtë mineral të rëndësishëm për të mbajtur kockat të forta dhe ritmin e zemrës të qëndrueshëm.
Benefitet e magnezit ndihmojnë edhe në sistemin imunitar dhe ndihmon në ruajtjen e funksionit të muskujve dhe nervave shkruan Baby Center, transmeton Gazeta Shneta,
A mund të marrë fëmija im shumë magnez?
Nga suplementet, po. Marrja e sasisë së lartë të magnezit vetëm nga dieta është e pamundur, por është e mundur përmes suplementeve dietike.
Marrja e tepërt e magnezit në formë suplementi mund të shkaktojë probleme si diarre dhe ngërçe në stomak. Në doza shumë të mëdha, nuk shmanget mundësia që ai të jetë toksik.
Niveli i tolerueshëm i marrjes së magnezit në formë suplementi është 65 mg në ditë për fëmijët e moshës 1 deri në 3 vjeç dhe 110 mg në ditë për fëmijët e moshës 4 deri në 8 vjeç.
Kjo është sasia maksimale e magnezit e shtuar në një dietë normale ditore që konsiderohet e sigurt nga Bordi i Ushqimit dhe Ushqyerjes i Institutit të Mjekësisë. /Gazeta Shneta/


