Mësoni disa fakte rreth përfitimeve të ujit me limon nëse konsumohet çdo mëngjes.
Uji me limon në mëngjes është një zakon i mirë. Ndër efektet pozitive të limonit është që të ndihmon në përmirësimin e tretjes. Limoni është i pasur me vitamina dhe kripëra minerale. Gjithashtu limoni bën të mundur lehtësimin e simtomave si urth dhe enjtje.
Si ta pergatisni?
Në një gotë me ujë shtoni një lugë gjelle sode buke dhe limon. Përziejini bashkë dhe pijeni menjëherë. Uji duhet të jetë i ngrohtë. Është e rëndësishme që të konsumohet esëll.
Çfare perfitimesh ka uji i nxehtë me limon?
Përfitimet e limonit janë të ndryshme. Nëse keni ngrënë një darkë të rëndë dhe në mëngjes ndiheni keq nga stomaku zgjidhja është vetëm ujë të ngrohtë me limon. Uji me limon stimulon përshpejtimin e tretjes.
A mund të humbasim peshë nga uji me limon?
Të pini çdo mëngjes ujë me limon dhe sodë buke ju ndihmon të humbisni në peshë.
Duhet t’i kushtoni shumë rëndësi temperaturës së ujit. Nuk duhet të valojë. Limoni nuk është miku më i mirë i smaltit të dhëmbve kështu që menjëherë pasi ta pini shpërlajeni gojën me ujë. Mos shtoni asnjëherë sheqer.
Pse uji nuk mund të jetë i ftohtë?
Sepse nuk do të kishte një reagim të shpejtë për trupin.
A mund të pijmë vetëm lëng limoni pa ujë?
Jo, uji shërben për ta bërë atë më pak agresive.
A mund të ha mëngjesin menjëherë pasi kam pirë ujë me limon?
Jo, është më mirë të presësh të paktën dhjetë minuta. Nuk duhet të konsumoni as kafe sepse anullohen te gjitha përfitimet e ujit me limon./pernenat