Vitamina C është vitamin esencial, trupi nuk mund ta prodhojë, prandaj mirret nga suplemente ose nga fruta dhe perime.
Kjo vitaminë mund të zvogëlojë rrezikun për sëmundje kronike të ndryshme, transmeton Gazeta Shneta.
Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që mund të furcojë mbrojtjen natyrore të trupit tuaj. Antioksidantët janë molekula që forcojnë sistemin imunitar.
Parandalon mungesën e hekurit në trup
Shtojcat e vitaminës C mund të ndihmojnë në përmirësimin e marrjes së hekurit nga dieta. Vitamina C ndihmon në procesin e shndërrimit të hekurit kur trupi nuk e merr dot, siç janë burimet e hekurit me bazë bimore, në një formë që është më e lehtë për tu absorbuar.
Forcon imunitetin
Së pari, vitamina C ndihmon në inkurajimin e prodhimit të qelizave të bardha të gjakut të njohura si limfocitet dhe fagocitet, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e trupit kundër infeksionit.
Së dyti, vitamina C ndihmon që këto qeliza të bardha të gjakut të funksionojnë në mënyrë më efektive, së treti, vitamina C është një pjesë thelbësore e sistemit të mbrojtjes së lëkurës. /GazetaShneta/