Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bëni kujdes me alergjitë e pranverës! Mësoni si duhet t’i shmangni

Jetë 14/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë pranverës shumë prej nesh preken nga alergji të ndryshme, por duhet të keni kujdes dhe më merrni masat e duhura.

Alergjia dhe infektimi i syve më së shumti përhapet gjatë stinës së pranverës dhe verës. Faktorët e këtyre stinëve, si nxehtësia, rrezet e diellit dhe pluhuri mund ta përkeqësojnë këtë sëmundje, përveç faktorëve të tjerë të shumtë. Cilat janë simptomat e kësaj sëmundje? Cilat janë shkaqet e përhapjes së saj? Si mund ta evitojmë? Çfarë këshillash jepen për ata që vuajnë nga kjo sëmundje?

Alergjia mund të shfaqet te çdo person në çdo moshë dhe pa diferenca në seks, ndonjëherë shfaqet dhe në aparatin e ngrënies me diarre, të vjella.

Një nga simptomat e para të alergjisë së syve është kruarja që ndihet në sy, skuqje dhe fryrje të qepallave së syrit dhe shtim i sekrecioneve (lotëve). Kur në mjedis ndodhen shkaktarë të kësaj sëmundjeje, mund të ndodhë ajo që quhet alergji kronike. Kjo alergji sjell reaksione në qepallat e syrit, zgjerim të fryrjes dhe krijimin e zonave të infeksionit kronik. Të tjera simptoma kronike janë skuqja e syve e shoqëruar më dhimbje dhe ndjenjë thatësie në sy.

Simptomat në hundë: teshtima të përsëritura, sekrecione ujore, hunda e bllokuar, kruajtje. Simptoma në sy: kruajtje, skuqje, fryrje, lotim, bezdi në dritë. Simptoma të lëkurës: kruajtje, fryrje, skuqje. Simptoma shumë të pranishme pothuaj në të gjitha sëmundjet: irritimi i shpejtë dhe lodhja.

Shkaktarët

Shkaktarët e kësaj sëmundjeje janë disa lëndë që gjenden në mjedis, të cilat shkaktojnë reaksion me syrin, sidomos me konjunktivën(qepallat) që përmban qeliza si basophili dhe mastcellsi, që sjellin sekretimin e lëndëve që shkaktojnë reaksionet infektive dhe alergjike shtesë, si histamina, ose që shkaktojnë alergji të vonuar dhe kronike. Alergjia ndahet në:

Ka raste kur alergjia shkaktohet në sy nga përdorimi i lenteve të kontaktit, i pikave që hidhen në sy dhe i lëndëve kozmetike. Alergjia shkaktohet nga mjedisi: pemët, barërat, pluhuri, kafshët shtëpiake, parfumet dhe ajri i ndotur.

Diagnostifikimi

Zakonisht diagnostikimi bazohet te simptomat që shfaqen më shumë gjatë pranverës ose verës. Më pas bëhet një test i rëndësishëm për një diagnozë alergjike dhe për të dalluar substancën që sistemi imunitar njeh si të rrezikshëm. Për raste të dyshimta bëhet një test që bazohet në marrje gjaku dhe kontrollimi të antikorpeve të prodhuara për një ose më shumë substanca. Është dhe një test tjetër që quhet Provokim Bronkial me Alergjenë, d.m.th shihet reagimi i mukozës bronkiale duke dhënë sasi shumë të vogla alergjenësh.

Nxehtësia dhe rrezet e diellit shtojnë alergjinë e syve

Stina e veres sjell ngrohtësinë dhe rrezet e diellit dy faktorë që ndikojnë në shtimin e alergjisë. Por jo pak shqetësuese është fakti se: A kanë lidhje me sëmundjen lentet e kontaktit mjekësore dhe ato me ngjyra që përdoren për zbukurim? Lentet e kontaktit dhe pikat që hidhen në lente janë një nga shkaktarët e alergjisë së syrit. Për të shmangur alergjinë e tepërt, përdoren pika pa lëndë konservuesve, si dhe duhen ruajtur lentet që të mos ndoten, duke u pastruar sipas udhëzimeve të përdorimit të tyre. Rol luajnë edhe faktorët e stinës së verës në përhapjen e kësaj sëmundjeje. Tashmë dihet që alergjia shtohet me rritjen e temperaturës së nxehtësisë, me forcimin e rrezeve të diellit dhe me shtimin e pluhurave në ambient, çka shton thatësinë e syrit dhe shtimin e infeksioneve.

 

Artikulli paraprakKokëdhimbja mund t’iu çojë drejt kësaj sëmundje vdekjeprurëse
Artikulli i rradhës Horoskopi, 15 maj 2017

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.