Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), infeksionet e traktit urinar janë ndër infeksionet më të zakonshme që njerëzit mund të përballen.
Për shkak se janë dominuese, trajtimi i tyre bëhet kryesisht me antibiotikë, e që kjo e rrezikon shëndetin tonë shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU
Sa më rezistente ndaj antibiotikëve bëhen bakteriet në trupin tonë, aq më të forta dhe më të adaptueshme bëhen ato.
Për të luftuar rrezikun e bakterieve rezistente ndaj antibiotikëve, shumë njerëz po praktikojnë mënyra tjera duke filluar nga vajrat esenciale, suplemente dhe madje edhe sodë buke.
Përdoruesit e sodës së bukë për trajtimin e infeksioneve urinare pretendojnë se kjo e fundit neutralizon acidin në urinën tuaj, gjë që lejon trupin tuaj të kujdeset vetë për bakteriet.
Poashtu, soda e bukës ndihmon në detoksifikimin e veshkave tuaja, gjë që ndalon përhapjen e infeksionit dhe të shkaktojë dëme.
Për të përdorur këtë metodë, rekomandohet që të shpërndani ½ deri në 1 lugë caji sodë buke në ujë dhe ta pini atë në stomakun bosh.
Mirëpo, në rast se merren sasi të larta dhe nëse nuk treten në ujë, mund të përballeni me komplikime të tilla si, gjakderdhje të trurit.
Në rast se jeni grua shtatzënë duhet të keni më shumë kujdes. Përdorimi i sodës së bukës për trajtimin e infeksioneve urinare mund të shkaktojë dëme në shëndetin tuaj dhe të foshnjes./Gazeta Shneta/