Për ndarjen e Kardiologjisë Invazive dhe jo-invazive në Qendrën Klinike Universitare, ka reaguar edhe kardiologu shqiptar në Gjermani Dr. Fahri Beqa.
Këtë ndarje Beqa e ka quajtur ide të sëmurë, pasi në qendrat e zhvilluara nuk mund të quhesh kardiolog nëse nuk i zotëron të dy fushat, transmeton Gazeta Shneta.
Beqa ka ironizuar me këtë ide duke thënë se qendrat për sëmundje të zemrës nuk janë arena lufte apo ring boksi. Kujtojmë se në Kardiokirurgji vitin e kaluar kanë ndodhur dy raste të incidenteve në mes mjekëve, për të cilat pati raportuar Gazeta Shneta.
“Heart Center’s (Herzzentrum) janë qendra bashkëpunimi në mes kardiologëve dhe kardiokirurgëve për mjekimin dhe trajtimin sa më efikas të pacientëve me sëmundje të zemrës dhe nuk janë arena lufte apo ring boksi për qërim hesapesh në mes joprofesionistësh inkompetent që kanë arritur në mënyrë jomeritore deri te tituj të caktuar”, ka shkruar Beqa.
Lexoni komentin e tij të plotë:
Vetë ideja e ndarjes së kardiologjisë në kardiologji invazive dhe jo-invazive është e sëmurë. Në shekullin 21 nuk mundesh në qendrat e zhvilluara të quhesh më kardiolog nëse nuk i zotëron të dy pjesët. Le të më përmirësojnë kolegët që punojnë nëpër landet e tjera të Gjermanisë, por në Berlin dhe Brandenburg nuk ka një ndarje të tillë. Nuk ka edhe asnjë Klinikë të Kardiologjisë që është e ndarë në invazive dhe jo-invazive. Dhe as nuk mundesh pa e përfunduar rotacionin në pjesën invazive (300 kateterizime të zemrës së majtë, 100 të zemrës së djathtë, implantim të 50 PM dhe 10 ICD-ve) të fitosh të drejtën për t’u futur në provimin specialistik (Ëeiterbildundsordnung 2005).
Heart Center’s (Herzzentrum) janë qendra bashkëpunimi në mes kardiologëve dhe kardiokirurgëve për mjekimin dhe trajtimin sa më efikas të pacientëve me sëmundje të zemrës dhe nuk janë arena lufte apo ring boksi për qërim hesapesh në mes joprofesionistësh inkompetent që kanë arritur në mënyrë jomeritore deri te tituj të caktuar.