Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Berisha: Vaksina MMR është e sigurt, rreziku vjen nga mosvaksinimi

Lajme 09/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rastet e fundit të fruthit të raportuara në Kosovë paraqesin një sinjal serioz për shëndetin publik, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, marrja e vaksinës kundër kësaj sëmundje ndalon përhapjen e saj.

Pavarësisht, që kohëve të fundit ka pasur pretendime që vaksina kundër fruthit shkakton autizëm, një gjë të tillë e ka hedhur poshtë drejtoresha e Klinikës Infektive, Vera-Berisha-Ndrejaj.

Berisha-Ndrejaj për Ekonomia Online ka treguar se kjo vaksinë nuk ka të bëjë fare me autizëm.

Ajo tha se më e rrezikshme është sëmundja e cila mund të ketë komplikime në sistem respirator dhe kardiovaskular.

“Vaksina përmban në vetë tre lloje të vaksinave MMR, është kundër fruthit, kundër mumësit dhe rubeollës. Vaksina kundër fruthit (morbillit) nuk ka asnjë efekt anësor, këtu nuk ka asnjë gjë të vërtetë, përhapja e lajmeve të rreme dhe dezinformatave sigurisht ndikon në popullatën e cila nuk është mirë e informuar, ose me dashje marrin informata të gabuara dhe nuk i vaksinojnë fëmijët e tyre, prej vaksinave nuk ka rrezik, por ka rrezik prej sëmundjes, sëmundja mund të shkojë me klinikë të rëndë duke dhënë komplikime në sistem nervor qendror, duke dhënë komplikime në sistemin respirator, sistemin kardiovaskular e tjerë e tjerë. Pra rreziku është nga sëmundja, rreziku është nga mosvaksinimi dhe rrezik nuk ka nga vaksinimi, përkundrazi përfitimi nga vaksinimi është shumë i lartë”, tha Berisha-Ndrejaj.

Ajo tha se prindërit me të cilët kanë biseduar janë të gatshëm t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.

“Neve kemi biseduar me prindër të të gjithë fëmijëve që kanë qenë të pavaksinuar, shumica prej tyre nuk është se nuk kanë dashtë me vaksinu fëmiun, por për shkaqe të ndryshme shëndetësore, qoftë ndonjë gjendje tjetër virale e ka shty kohën e vaksinimit, por kemi pasë edhe prej atyre që jo vetëm fëmijët e sëmurë por edhe të tjerët nuk i kanë vaksinuar, ndërkohë që duke biseduar me ta, ata tash e tutje shprehin gatishmëri që t’i vaksinojnë fëmijët e tjerë”, tha Berisha-Ndrejaj.

Kujtojmë se në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 10 raste me sëmundjen e fruthit, prej të cilave katër janë dukë u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjegjësisht në Klinikën Infektive. /EO/

Artikulli paraprakKOMF: Prindërit të vaksinojnë fëmijët, fruthi po rikthehet si rrezik
Artikulli i rradhës EMA paralajmëron: Evropa rrezikon të mbetet pas në aksesin ndaj barnave të reja

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.