Arrestimi i mjekëve për vdekjen e foshnjës së posalindur është cilësuar si abuzim skandaloz me të drejtat e njeriut nga ana e avokatit Besnik Berisha.
Avokati Besnik Berisha përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, arrestimin e mjekëve e ka cilësuar si cënim i të drejtave të njeriut për liri e siguri. Sipas tij, prokurori që ka urdhëruar ndalimin e tre mjekëve, pa pasur ekspertizë mjeko-ligjore, ka abuzuar me detyrën e tij, shkruan Gazeta Shneta.
Berisha më tutje thotë se asnjë arrestim për një vepër të tillë nuk duhet të ndodhë pa u dhënë fjala e ekspertit mjeko-ligjor, sepse kjo përbën gabim profesional.
Sipas avokatit në mënyrë që të sanohet kjo padrejtësi prokurori i këtij rasti duhet të merret në përgjegjësi.
Postimi i plotë:
/Gazeta Shneta/




