Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drejtorit të Neurokirurgjisë dhe mikut të Avdylit i shpallet i pavlefshëm faksimili me titull akademik

Lajme 29/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisioni për Licencim i Odës së Mjekëve të Kosovës, ua ka shpallur të pavlefshme faksimilet e 16 mjekëve të cilët i kanë pasur me tituj akademik/shkencor. Ata kanë pasur një afat të caktuar që ta bëjnë dorëzimin e faksimileve të vjetra, për t’u pajisur me të rejat, të cilat mbajnë vetëm titujt specialistik.

Në mesin e tyre është edhe drejtori i klinikës së Neurokirurgjisë, Besnik Elshani, raporton Gazeta Sinjali.

Elshani që udhëheqë këtë klinikë është mik i ngushtë deputetit të Listës Guxo, Haxhi Avdylit, afërsia e të cilëve shihet edhe në rrjetet sociale, ku kanë publikuar foto të ndryshme.

Emri i tij dhe të tjerëve që ndodhen në këtë listë do të përcillet te prokurori i OMK, për inicim të procedurës për shkak të mosrespektimit të akteve normative të brendshme të këtij institucioni.

Për shkak të moszbatimit të vendimit, atyre iu janë shpallur të pavlefshme vulat, si dhe janë njoftuar institucionet ku punojnë, si dhe Inspektorati Shëndetësor.

 

“Shpallen të pavlefshme faksimilet me tituj akademik/shkencor sipas listës së këtij vendimi, bazuar në vendimin e Kuvendit të OMK KO 42/2022 për amandamentimin e akteve normative të OMK, respektivisht miratimin e plotësim-ndryshimit të Rregullores për Regjistrim, Licencim dhe Rilicencim për largimin e titujve Akademik/Shkencor nga faksimilet e lëshuara nga Oda e Mjekëve”, thuhet në pikën 1 të këtij vendimi.

Më poshtë gjeni listën e plotë të mjekëve që nuk respektuan afatin dhe për pasojë faksimilat e tyre u shpallën të pavlefshëm./Sinjali/

Artikulli paraprakBesnik Berisha: Arrestimi i mjekëve në Prizren gabim profesional dhe krim institucional
Artikulli i rradhës Pse duhet ta kontrolloni të porsalindurin tuaj “nga koka te këmbët”?

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.