Asnjë mashkull nuk kishte lindur në anën e saj të familjes në 50 vitet e fundit.E mahnitur nga djali të porsalindur para saj, pasi sapo kishte lindur, Dara Crouch reagoi menjëherë, duke fotografuar lindjen e saj dhe duke kapur momentin e paçmuar, që më vonë e kishte postuar në profilin e saj në Facebook, raporton Essential Baby.
Fotografja ishte po aq e entuziazmuar sa edhe vetë prindërit krenarë, duke shkruar në postim , “Ka lindur një DASHURI! Kjo është lindja më emocionale që kam përjetuar këto gjashtë vitet e fundit si fotografiste e momenteve të lindjes.”
Dara është një infermiere e lindjes dhe ishte e bindur se fëmija i saj i dytë do të ishte një vajzë tjetër, pavarësisht nga burri i saj Eric që mendonte se do të bëheshin me një djalë, transmeton Gazeta Shneta.
“Fillova të largohesha nga ai, pasi që kurrë nuk kisha pasur në dorë djalë foshnje.”, tha ajo me lot në sy.
Fotografja e familjes Neely Ker-Fox nga Fotografia Ker-Fox, e cila gjithashtu fotografoi lindjen e vajzës së Crouch në vitin 2014, ishte në gadishmëri për të kapur momentin magjik.
Ja fotografitë që i postoi ajo në profilin e saj./Gazeta Shneta