Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Betimi i Kolegjit të Kirurgëve: Do ta trajtojë pacientin, ashtu sikurse do të doja të më trajtonin mua

Lajme 24/09/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kirurgët që duan të bëhen anëtarë të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, duhet të betohen paraprakisht për respektimin e etikës dhe profesionit të tyre në raport me pacientin.

Kolegji dje ka nisur Kongresin e parë Klinik në Kosovë, ku janë anëtarësuar edhe një numër i kirurgëve. Me këtë rast kryetari i Kolegjit, kirurgu i njohur shqiptar në SHBA Prof. Rifat Latifi, ka lexuar betimin, një tekst i cili është i motivuar nga filozofia e Kantit, shkruan Gazeta Shneta.

“Unë premtoj se do të merrem me secilin pacient ashtu siç do të doja të merreshin me mua nëse do të isha në pozitën e pacientit, si dhe do të respektojë autonominë dhe individualitetin e pacientit”, thuhet ndër të tjera në këtë betim.

Më poshtë e gjeni betimin e plotë të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës:

Duke qenë në dijeni se Kolegji i Kirurgëve të Kosovës synon të zhvillojë traditat më të larta të profesionit tonë të lashtë dhe të bëhet shëmbëlltyre e tyre, unë sot zotohem:

Si kusht i anëtarësimit në Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës të sillem në përputhje të plotë me parimet dhe rregulloret e Kolegjit. Unë zotohem se do të ndjek me ndershmëri praktikën e kirurgjisë dhe do të vendos mirëqenien dhe të drejtat e pacientit mbi gjithçka tjetër.

Unë premtoj se do të merrem me secilin pacient ashtu siç do të doja të merreshin me mua nëse do të isha në pozitën e pacientit, si dhe do të respektojë autonominë dhe individualitetin e pacientit.

Unë tutje zotohem se do të afirmojë dhe mbështesë kontratën sociale të profesionit kirurgjik, komunitetin tim profesional dhe të gjithë njerëzit.

Unë nuk do të marr pjesë në asnjë marrëveshje ose marrëdhënie të pahijshme financiare që nxit referimin, trajtimin ose ndalimin e trajtimit për arsye të tjera përveç mirëqenies së pacientit.

Me nderin tim unë deklaroj se do të avancoj njohurit dhe aftësitë e mia, do të respeketoj kolegët dhe do të kërkojë këshillën e tyre kur dyshoj në aftësitë e mia.

Me dëshirë do të ndihmojë kolegët e mi kur do të më kërkohet, unë e pranojë ndërvarësinë e të gjithë profesionistëve shëndetësorë dhe do ta trajtojë secilin me respekt dhe konsideratë.

23 shtator 2021, Prishtinë

Artikulli paraprakNis Kongresi i Parë Klinik i organizuar nga Kolegji i Kirurgëve dhe Oda e Mjekëve
Artikulli i rradhës 421 pacientë me Covid në trajtim, prej tyre 347 janë me oksigjeno-terapi

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.