Interesimi për vaksinim nga ana e qytetarëve ka rënë dukshëm gjatë këtyre ditëve, në anën tjetër vaksinimi mbetet ende alternative e vetme për të parandaluar vdekjen nga COVID-19.
Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë të publikuar dje thuhet se brenda 24 orëve janë dhënë vetëm 17 doza të vaksinave anti-COVID.
“Në vende të ndryshme të botës, këtyre ditëve sërish janë regjistruar raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar”, thuhet në postimin e ministrisë, mes tjerash, kërkohet nga të gjithë qytetarët në nivel vendi të cilët ende nuk janë imunizuar të marrin tre dozat e vaksinës anti-COVID.
Vaksinimi në Kosovë ka filluar më 29 mars 2021. Për më tepër se një vit janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave kundër coronavirusit.
Aktualisht në nivel vendi janë 448 raste aktive me coronavirus. /Gazeta Shneta/




