Bie numri i pacientëve të hospitalizuar me Covid, njofton ShSKUK-ja

2021-09-12 në ora 12:22

Ka vazhduar të bie numri i pacientëve të hospitalizuar në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Bazuar në raportet e dërguara nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 960 pacientë, prej tyre 846 me Covid-19 pozitivë,  818 me oksigjeno-terapi dhe 56 në kujdes intensive, në gjendje të rënduar shëndetësore, transmeton Gazeta Shneta.

-Klinika Infektive, 95 pacientë

-Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 88 pacientë

-Klinika Infektive III ( Interno), 58  pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 84 pacientë

-Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 21 pacientë

-Klinika e Gjinekologjisë, 14  pacientë

-Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

-Spitali i Prizrenit, 131  pacientë

-Spitali i Gjakovës, 73  pacientë

-Spitali i Pejës, 169 pacientë

-Spitali i Gjilanit, 85 pacientë

-Spitali i Vushtrrisë, 17 pacientë

-Spitali i Mitrovicës, 50 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 71 pacientë./Gazeta Shneta/