Nga 2.319 testime të kryera janë konfirmuar 48 raste të infektimit me Covid brenda 24 orëve të fundit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë (MSh), brenda kësaj periudhe janë raportuar 6 raste të vdekjes nga COVID-19 shkruan Gazeta Shneta.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftim.
Në anën tjetër, 903 qytetarë e kanë mposhtur COVID-19, kurse numri i rasteve aktive në vendin tonë është 8 mijë e 903.
Mes tjerash, brenda 24 orëve të fundit, janë dhënë 9.146 doza të vaksinës, kurse 441.622 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./Gazeta Shneta/