Ka rënë një pllakë e tavanit e objektit të Qendrës së Mjekësisë Kryesore Familjare në Drenas.
Klankosova ka folur për Ismet Bogiqin, i cili tha se shkak është shpërthimi i një gypi të ujit, por edhe reshjet e shiut që ishin gjatë natës së mbrëmshme.
“Pllaka ka rënë, aparaturën për rentegen e kemi ruajtur, nuk ka dëme materiale”, ka thënë Bogiqi.
I njëjti ka shtuar se dëmi do të sanohet, sipas tij, do të bëhet vendosja e pllakës në fjalë.




