Nga temperaturat e larta 33 gradëshe sa ishin më parë, e mërkura shënon ulje të tyre.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik “temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Të mërkurën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu.


