Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se është pezulluar përkohësisht namazi i xhumasë dhe namazeve tjera që falen nëpër xhami. BIK ka bërë thirrje të anulohen edhe ceremonitë e ngushëllimeve dhe organizimin e varrimeve në grupe të ngushta familjare
“Duke u mbështetur në rrethanat e krijuara, Kryesia e BIK’ut pezullon përkohësisht faljen e organizuar të namazeve ditore dhe namazin e xhumasë. Besimtarët porositen që ditën e premte ta falin namazin e drekës si zëvendësim i namazit të xhumasë”, ka thënë myftiu Naim Tërrnava.
Në një konferencë për media rreth situatës së krijuar pas konfirmimit të tri rasteve me koronavirus, u ka bërë thirrje qytetarëve që edhe ceremonitë e varrimit t’i organizojnë vetëm me rrethin e ngushë familjarë.
Tërrnava ka bërë thirrje që të shtyhen edhe ceremonitë, si synetitë, mevludet, fejesat, dasmat e ceremonitë e tjera të ngjashme.
“Të pezullohen përkohësisht të gjitha organizimet me rastin e ngushëllimeve dhe ceremonia e varrimit të organizohet me rrethin e ngushtë familjarë. Të shtyhen ceremonitë si synetitë, mevludet, qelimet, fejesat, dasmat e tjerë”, ka thënë Tërrnava. /Gazeta Shneta/