Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bilanci i viktimave palestineze në Gaza kalon mbi 64 mijë

Lajme 05/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Më shumë se 64.000 palestinezë janë vrarë në luftën pothuajse dyvjeçare në Rripin e Gazës, njoftuan zyrtarët lokalë të shëndetësisë, ndërsa Hamasi dhe Izraeli vazhdojnë të përsërisin kërkesat e tyre të papajtueshme për përfundimin e luftimeve, të cilat nisën pas sulmit të vitit 2023 nga grupi militant palestinez.

Sipas spitaleve, sulmet izraelite vranë 28 persona, kryesisht gra dhe fëmijë gjatë natës, ndërsa ushtria izraelite vazhdoi ofensivën në qytetin e Gazës, i cili po përballet me uri masive.

Zëdhënësi ushtarak, gjeneral brigade Effie Defrin, deklaroi se forcat izraelite kontrollojnë rreth 40% të qytetit dhe se operacioni do të zgjerohet “në ditët në vijim”.

Në Bregun Perëndimor, izraelitët ngritën një vendbanim të ri në një qytet palestinez, sipas një grupi monitorues anti-vendbanimeve.

Sulmet e fundit ndodhën ndërsa trupat izraelite po operojnë në disa zona të qytetit të Gazës me synimin për të marrë kontrollin e plotë të tij. Ky është qyteti më i populluar palestinez dhe shtëpia e rreth një milion njerëzve, shumë prej të cilëve janë zhvendosur disa herë.

Spitali Shifa në qytetin e Gazës pranoi 25 trupa, përfshirë nëntë fëmijë dhe gjashtë gra, pasi sulmet izraelite goditën çadra që strehojnë të zhvendosurit, sipas dokumenteve spitalore. Ndër viktimat ishte edhe një foshnjë 10-ditëshe. Tre persona të tjerë u vranë në Gazën Jugore, sipas Spitalit Nasser në Khan Younis.

Pamjet e “Associated Press” nga vendngjarja tregonin çadra të djegura dhe rrënoja. Në sfond dëgjoheshin shpërthime të tjera nga sulmet izraelite.

“Çfarë bënë ata fëmijë kundër shtetit të Izraelit? Ata nuk mbanin as thikë, as armë. Thjesht po flinin”, tha Hayam Basous, i cili humbi një të afërm në sulm.

Ushtria izraelite nuk komentoi menjëherë, duke theksuar se synon vetëm militantët dhe përpiqet të shmangë dëmtimin e civilëve. Ajo fajëson Hamasin për viktimat civile, duke thënë se militantët janë të vendosur në zona të dendura me popullsi.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se 64.231 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës. Përditësimi i fundit përfshin rreth 400 persona që më parë ishin raportuar të zhdukur, por tani janë konfirmuar të vdekur.

Ministria, që është pjesë e qeverisë së udhëhequr nga Hamasi, është e përbërë nga profesionistë shëndetësorë. Shifrat e saj konsiderohen si një burim i besueshëm nga agjencitë e OKB-së dhe shumë ekspertë të pavarur. Izraeli i ka kundërshtuar këto të dhëna, por nuk ka ofruar shifra të veta./rtk/

Artikulli paraprakPërdorimi i zëvendësuesve të kripës mbetet i ulët mes personave me presion të lartë të gjakut në SHBA
Artikulli i rradhës Javët e para pas lindjes vendimtare për suksesin e gjidhënies

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.