Një studim i ri i botuar në Breastfeeding Medicine tregon se javët e para pas lindjes janë kritike për të siguruar gjidhënie të suksesshme.
Megjithëse shumica e nënave fillojnë ushqyerjen me gji, më pak se gjysma e tyre e vazhdojnë atë për tre muaj, dhe disa ndalojnë brenda pak ditësh.
Hulumtuesit nënvizojnë se prodhimi i qumështit është një proces biologjik kompleks që ndikohet nga faktorë si mbipesha, diabeti, hipertensioni dhe pre-eklampsia, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Sfida shtohet kur nënat ose foshnjat kanë nevoja mjekësore dhe nuk mund të ushqehen direkt me gji, duke u mbështetur në pompimin e qumështit për të arritur sasinë e nevojshme.
Problemet ekonomike dhe sociale, përfshirë mungesën e lejes së paguar për lindje, vështirësi në transport dhe mungesë mbështetje familjare, janë faktorë shtesë që i nxisin nënat të ndalojnë gjidhënien herët.
Ekspertët rekomandojnë përdorimin e teknologjive të thjeshta për të matur sasinë e qumështit dhe monitoruar shëndetin e foshnjës, duke u siguruar që nënat të mos ndihen të pasigurt për prodhimin e qumështit.
“Është koha të mos thërrasim thjesht ‘Vazhdo përpjekjet’, por të japim mbështetje konkrete dhe të personalizuar,” thotë prof. Paula Meier nga Rush University.
Studimi nënvizon nevojën për një qasje gjithëpërfshirëse që adreson sfidat mjekësore, sociale dhe ekonomike për të rritur gjidhënien dhe shëndetin afatgjatë të fëmijëve.


