Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

Lajme 03/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bill Gates është zotuar se pjesa më e madhe e pasurisë së tij, që tani vlen 200 miliardë dollarë, do të shpenzohet gjatë 20 viteve të ardhshme për përmirësimin e shëndetit dhe arsimit në Afrikë.

Themeluesi 69-vjeçar i Microsoft tha se “duke çliruar potencialin njerëzor përmes shëndetit dhe arsimit, çdo vend në Afrikë duhet të jetë në rrugën e prosperitetit”.

Duke folur nga kryeqyteti etiopian, Addis Ababa, ai u bëri thirrje inovatorëve të rinj afrikanë të mendojnë se si mund ta shfrytëzojnë inteligjencën artificiale për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në kontinent.

Në fillim të majit, Gates njoftoi se do të dhuronte 99 përqind të pasurisë së tij të madhe deri në vitin 2045, kur fondacioni i tij do të ndërpresë veprimtarinë. “Njerëzit do të thonë shumë gjëra për mua kur të vdes, por jam i bindur që ‘vdiq i pasur’ nuk do të jetë një prej tyre“, shkroi ai në blogun e tij.

Por edhe nëse dhuron 99 përqind të pasurisë së tij, ai do të jetë ende miliarder.

“Afrika është lënë kryesisht prapa në sistemin tradicional bankar dhe tani keni një mundësi, ndërsa ndërtoni gjeneratën e ardhshme të sistemeve të kujdesit shëndetësor, të mendoni se si inteligjenca artificiale integrohet në to”, tha ai.

Gates përmendi Ruandën si shembull, duke thënë se ajo tashmë po përmirëson shërbimet e saj.

Fondacioni Gates, siç vëren BBC, tha se ka tre përparësi: t’i japë fund vdekjeve të parandalueshme të nënave dhe foshnjave, të sigurojë që brezi i ardhshëm të rritet i lirë nga sëmundjet infektive vdekjeprurëse dhe të nxjerrë miliona njerëz nga varfëria.

Artikulli paraprakShkencëtarët japonezë krijojnë gjakun artificial universal që nuk kërkon përputhje të grupit të gjakut
Artikulli i rradhës “Rastet në rritje” – Pse statistikat për infeksionet seksualisht të transmetueshme thonë të kundërtën?

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.