Psikologu Bind Skeja ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me koston e lartë të seancave psikoterapeutike në Kosovë.
Në një postim në Facebook, Skeja ka thënë se çmimi për një seancë kushton rreth 50 euro, ku paga minimale është 350 euro, transmeton Gazeta Shneta.
Ai i ka krahasuar këto çmime me ato me vendet e BE-së, që sipas tij çmimet për seancë sillen prej 50-300 EUR, por ato shumicën i mbulon sigurimi shëndetësor dhe janë vende ku pagat minimale janë 4-fish më të larta se tek ne.
Postimi i plotë:
Po m’shqetëson shumë ky normalizimi i çmimeve rreth 50 EUR për seanca psikoterapeutike private. Si krahasim, në BE çmimet për seancë sillen prej 50-300 EUR, por ato shumicën i mbulon sigurimi shëndetësor. Pra, me një pagë minimale të 350 EUR, qytetari/ja i Kosovës paguan më shumë, apo krahasueshëm me një qytetar/e nga një shtet me pagën minimale 4-fish më të lartë.
Kjo nuk kish me qenë shumë problem po të kishim një sistem funksional publik, por ne realisht i kemi rreth 10-20 psikologë/e veç të punësuar në shërbimin publik të shëndetit mendor. Shto këtu faktin se ndërprerja e fondeve prej shteteve të huaja po i shkëputë edhe më tutje shërbimet e OJQ-ve që ofrohen për shëndet mendor, që nuk kemi sistem të sigurimeve shëndetësore, dhe po krijohet një terren ku vizitat te psikologu bëhen luks i pa arritshëm për shumicën e popullatës.
A ironia e krejt kësaj është qe vetëdijësimi për shëndet mendor po lulon.




