Binjakët fillojnë jetën e tyre së bashku dhe pas nëntë muajsh në bark ata hyjnë në botën tonë së bashku. Prandaj, lidhja e tyre është veçanërisht intensive gjatë gjithë jetës së tyre.
Të dy binjakët e porsalindur, një djalë dhe një vajzë, nuk ndahen nga njëri tjetri derisa po shijonin një banjë pas lindjes, transmeton Gazeta Shneta.
Dy foshnjat e porsalindura janë përqafuar gjatë një banje fëmije Thalasso ose “Thalasso bain bebe”.
Ideja që qëndron pas këtij lloji të banjës është të imitojë jetën e tyre brenda barkut. Foshnjat përqafohen dhe notojnë në krahët dhe duart e një të rrituri dhe duken të qetë dhe të lumtur ndërsa uji rrjedh mbi trupat e tyre të vegjël.
Lindja është një ndryshim tronditës për bebet pasi largohen nga barku i ngrohtë i nënës dhe futen në botën e jashtme.
Kjo është arsyeja pse infermierja francete në Klinikën De Muette në Francë, me përvojë mbi 30 vjet, Sonia Rochel, zbuloi banjën e fëmijëve Thalasso.
Kjo banjë relaksuese u tregon prindërve se koha e banjës mund të jetë një ngjarje relaksuese për të gjithë./GazetaShneta/
https://youtu.be/LcS-y9bEqdo