Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Biokimisë në QKUK i mungon buxheti, nuk ofron shërbimin e analizave për Sindromin Down, vitaminën D dhe disa lloje të tjera

Lajme 04/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika e Biokimisë është klinika në të cilën nxirren shumë diagnoza të pacientëve përmes analizave të cilat bëhen në laboratorin e kësaj klinike shkruan Gazeta Shneta.

Me vetëm dy aparatura për analiza në Biokimi, stafi shëndetësor në Klinikën e Biokimisë brenda një viti ka kryer rreth 2 milion analiza.

Mirëpo, në këtë klinikë ka mungesë të shumë llojeve të analizave të cilat nuk janë bërë asnjëherë apo për arsye të buxhetit janë ndërprerë. Drejtori i kësaj klinike, Shemsi Veseli, thotë se asnjëherë nuk është bërë analiza për diagnostifikimin e Sindromës Down dhe analizat për verifikimin e drogës dhe alkoolit në trupin e personave me varësi.

Për të kryer një shërbim të tillë qytetarët duhet të shkojnë në laboratore private.

13 vite më parë B.S për herë të parë ishte bërë nënë dhe mjekët dyshonin se foshnja e saj ishte me Sindrom Down. Analizën për diagnostikim ajo thotë se e bëri në një laborator privat, “nuk e mbajë mend se sa kam paguar”, thotë ajo shkurtimisht për Gazetën Shneta.

Në anën tjetër, Gazeta ka telefonuar disa nga laboratorët privat në vend për të parë se sa është kosto e një analize për diagnostifikim të Sindomës Down, dhe shumica nga laboratorët një analizë të tillë e bëjnë në vlerë 40 deri në 45 euro.

Mungesa e analizave tjera

Në vitin 2019 në laboratorin e Biokimisë në QKUK pati filluar të bëhet analiza e vitamisë D. Një analizë e tillë nuk bëhet sot, drejtori i klinikës thotë se analiza e vitamisë D ka kosto të lartë dhe për këtë arsye është ndërprerë, përderisa thekson se DHEA- S apo Dehydroepiandrosteron sulfati nuk është bërë asnjëherë në Biokimi për shkak të kostos së lartë.

DHEA- S apo Dehydroepiandrosteron sulfati  – është hormon androgjen i cili gjendet në gjakun e dy gjinive dhe luan rol në zhvillimin e karakteristikave seksuale.

“DHEA- S nuk e kemi bërë asnjëherë. Ka kosto dhe mungon reagjenti. E nisëm me bo vitaminën D, po ia nisëm me abuzu me vitaminën D, tash nuk bëhet. Për një pacient ka qenë kosto 980 euro për 100 analiza”, sqaron drejtori për Gazetën Shneta.

Veseli potencon se sikur të ishin Sigurimet Shëndetësore nuk do të ishte problem buxheti pasi që për të gjithë shërbimet do të rritej buxheti në shëndetësi dhe pacientët do të mund të merrnin më tepër shërbime shëndetësore.

Ai shton se brenda këtij muaji do të fillohet të bëhet analiza për personat me hemodializë.

Në anën tjetër, tash e dy vite është duke u diskutuar që IVF apo shërbimi i frytnimit artificial të asistuar do të fillohet të bëhet në Klinikën e Gjinekologjisë, për herë të parë një shërbim i tillë pritet të bëhet në institucionet shëndetësore publike.

Por, për t’i paraprirë IVF-it, drejtori Veseli sqaron se në Klinikën e Biokimisë paraprakisht duhet të fillohet të bëhen analizat “Fenotipin dhe Cenotipin si dhe shumë analiza gjenetike”.

Sa i përket analizave të gjëndrave tiroide, Veseli potencon se për një vit janë bërë 160 analiza, duke thekesuar se analizat e gjëndrave tiroide duhet të hynë në listë me barna nga Lista Esenciale.

“Fatkeqësisht këto janë jashtë listës esenciale të barnave dhe buxheti është i kufizuar. Kur hynë në listën esenciale të barnave është një buxhet më i garantuar”, shprehet ai.

Përveç problemit të mungesës së analizave e buxhetit të kufizuar drejtori  Veseli potencon se qëndron edhe një problem tjetër, ai thotë se ka pacientë të cilët i bëjën analizat mirëpo nuk shkojnë t’i marrin rezultatet dhe një gjë e tillë ai thotë se e dëmton shumë buxhetin e klinikës.
Madje për këtë ai thotë se është duke e përgatitur një ekip për të parë se ku qëndron problemi.

“Kemi raste kur edhe nuk i marrin rezultatet. As unë nuk mund me i dhanë përgjigje pse. Vijnë i kryejn analizat, del rezultati dhe nuk vijnë me i marrë. Ose nuk kanë qenë parimor me ndjek procedurën ose kanë bo kërkesa kotë dhe e kanë dërgu pacientin pa e përfundu raportin apo ku është defekti nuk po mundem me ditë. Kjo ka kosto”, tregon drejtori.

Sa i përketë stafit shëndetësorë, drejtori thotë se aktualisht janë 18 teknik, duke shtuar se ka nevojë për rritje të kapaciteteve dhe se një kërkesë të tillë e ka adresuar në Ministri të Shëndetësisë mirëpo ende nuk është gjetur një zgjidhje për këtë.

Gazeta ka kërkuar sqarim nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar në lidhje me mungesën e disa analizave në këtë klinikë, por të njejtët nuk kanë kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli./ Gazeta Shneta/

Analiza bazike CRP rikthehet në QKUK pas një jave mungesë

Artikulli paraprakSi të mbeteni shtatzënë më shpejt, ndiqni këta hapa për një proces të dëshiruar nëntë mujor
Artikulli i rradhës Çfarë është gjakderdhja e implantimit, shenjat dhe simptomat e një procesi të fillimit të shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.