Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Birrë falas në Kosovë, lotari milionëshe në SHBA dhe lopë falas në Tajlandë në këmbim të vaksinës

Lajme 10/08/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kafeneja “Bike Friendly Café” në Prishtinë, po ofron një birrë falas për ata që tregojnë dëshmi të vaksinimit kundër koronavirusit.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës po ashtu ka bërë publike iniciativën “Sigurohu, Vaksinohu”, dhe pjesëtarët e saj po nominojnë njëri-tjetrin për t’u imunizuar kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Sektori i gastronomisë në Kosovë ka paralajmëruar se shumë shpejt do të mund të hyjnë në fuqi masat e reja për luftim të pandemisë.

Në to përfshihet edhe dëshmia e vaksinimit nga data 20 gusht, për një mori aktivitetesh.

Ministria e Shëndetësisë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ende nuk ka vendim për ndonjë masë të tillë, ndonëse Arben Vitia, i cili drejton këtë ministri, ka thënë më 6 gusht se autoritetet janë duke shqyrtuar masa të reja.

Aktualisht kjo Ministri ka prezantuar një video-material me moton “Vaksinohu, Delta po vjen!”, përmes së cilës u bën thirrje të gjithë personave mbi moshën 18-vjeçare që të marrin vaksinën kundër koronavirusit.

Kosova është ndër vendet me shkallën më të ulët në vaksinimit në rajon, ani pse autoritetet kanë thënë se ka vaksina të mjaftueshme për të gjithë të rriturit.

Qytetarët e Kosovës mund të zgjedhin mes vaksinave të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca për t’u imunizuar kundër COVID-19.

Ndërkohë që varianti Delta i koronavirusit vazhdon të përhapet si në Kosovë, ashtu edhe në pjesën më të madhe të botës, qeveritë kanë prezantuar masa të ndryshme për të nxitur vaksinimin.

Disa janë kritikuar dhe kanë nxitur protesta, tjerat duket se kanë funksionuar dhe kanë rritur lakoren e vaksinimit.

Vendet si Franca dhe Italia e kanë bërë të detyrueshëm dëshminë për vaksinim apo test negativ për koronavirus, për të pasur qasje në një mori aktivitetesh.

Pakistani ka qenë edhe më i rreptë. Dhjetëra mijëra persona janë nisur drejt qendrave të vaksinimit më 5 gusht, pasi zyrtarët kanë bërë të ditura ndëshkimet për të pavaksinuarit, përfshirë bllokim të numrave të telefonit, ndalesë për hyrje në zyre, restorante, qendra tregtare dhe mjete transporti.

Nga 25 euro e deri në lotari milionëshe dhe lopë falas

Serbia besohet se ka qenë vendi i parë që ka ofruar para të gatshme për vaksinim.

Pesidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka ofruar nga 25 euro secilit qytetar që ka marrë të paktën një dozë të vaksinës deri në fund të muajit maj.

Para të gatshme ka propozuar edhe presidenti amerikan, Joe Biden.

Ai u ka bërë thirrje shteteve amerikane që të ofrojnë 100 dollarë për personat që sapo janë vaksinuar. Ai po ashtu ka thënë se Qeveria federale do të rimbursojë të gjitha bizneset e vogla dhe ato të mesme që ofrojnë ditë pushimi në mënyrë që punëtorët të vaksinohen.

Në Mal të Zi, të gjithë qytetarët mbi 50 vjeç, që kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit në muajin korrik, kanë fituar kupon turistik në vlerë të 50 eurove. Kuponët mund të shfrytëzohen në hotelet në Ulqin, Budvë si dhe në Institutin “Dr. Simo Millosheviq”, ka njoftuar Ministria e Zhvillimit Ekonomik në këtë shtet.

Greqia është duke ofruar po ashtu kuponë për të rinjtë e moshave 18-25 vjeç, pasi të marrin dozën e parë të vaksinës. Ata do të mund të shfrytëzojnë këta kuponë për të udhëtuar, për të qëndruar nëpër hotele, për të marrë pjesë në koncerte, për të shkuar në kinema, dhe aktivitetet tjera kulturore.

Në Mbretëri të Bashkuar, ministrat janë duke shqyrtuar mundësitë e ofrimit të udhëtimeve falas për të vaksinuarit e moshës së re me kompanitë Uber dhe Bolt, bileta për kinema dhe ushqim të shpejtë falas. Qeveria britanike po ashtu ka bërë të ditur se po shqyrton mundësinë që t’ua pamundësojë të pavaksinuarve hyrjen nëpër klube të natës për disa javë.

Lotaritë janë bërë po ashtu të popullarizuara. Në shtetin e Ohajos, të rriturve që kanë marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, u është ofruar mundësia që të jenë pjesë e lojës shpërblyese për të fituar një milion dollarë.

Rrjeti amerikan CNN ka raportuar se një distrikt në Tajlandë ka nisur një fushatë që u mundëson personave të vaksinuar që të fitojnë një lopë të gjallë në javë deri në fund të vitit.

Pas prezantimit të kësaj fushate, numri i të interesuarve për vaksina është rritur nga qindra në mijëra, ka thënë për Reuters shefi i rajonit Mae Chaem në Tajlandë, Boonlue Thamtharanurak.

“Fshatarët i duan lopët. Lopët mund të shiten për para të gatshme”. /evropaelire.org

Artikulli paraprakKonfirmohen 263 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit
Artikulli i rradhës Gastronomët bëjnë thirrje që dëshmia e vaksinimit të vendoset si masë për të evituar mbylljen

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.