Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gastronomët bëjnë thirrje që dëshmia e vaksinimit të vendoset si masë për të evituar mbylljen

Lajme 10/08/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nga data 20 gusht, çdo qytetar në Kosovë që nuk paraqet dëshmi të vaksinimit mund t’iu ndalohet hyrja në qendra tregtare, ahengje familjare si dhe në restorante.

Kjo masë është paralajmëruar nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit dhe nga Shoqata e Gastronomëve. Sipas tyre, për këtë masë, e cila është diskutuar edhe me ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitia, pritet të vendoset së shpejti.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, në një përgjigje me shkrim i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ende nuk ka vendim për ndonjë masë të tillë.

Por, nëse një masë, e cila dëshmon vaksinimin për të qenë pjesë e aktiviteteve shoqërore, merret, atëherë identifikimi i atyre që janë vaksinuar dhe atyre që nuk e kanë bërë këtë, është i lehtë sepse çdo i vaksinuar merr kartelën e vaksinimit dhe ka edhe QR kodin që identifikon statusin rreth vaksinimit.

“MSH-ja ka përditësuar udhëzuesit e përkohshëm për masat e përgjithshme dhe të veçanta për mbrojtja nga COVID-19 ku përfshihet edhe sektori i gastronomisë dhe sipas këtyre udhëzuesve, organet mbikëqyrëse, sikurse edhe menaxherët e këtyre veprimtarive janë te obliguar qe t’i zbatojnë masat anti-COVID-19, kuptohet nëse masa te tilla do të ndërmerren”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

Ndërkohë, kjo masë, sipas Arian Vraincës nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, do ta shpëtonte këtë sektor nga mbyllja dhe sipas tij, është e vetmja zgjidhje për të mos pasur humbje ekonomike, të cilat nuk mund të mbulohen nga shteti.

Për zbatimin e kësaj mase, atëherë kur ajo të hyjë në fuqi, do të përkujdesej vetë sektori privat, në rastin konkret ai i gastronomisë, pasi që sipas gastronomëve, institucionet publike nuk do të mund ta bënin një gjë të tillë.

“Do të përcaktohet një menaxher i cili do të lihet në pjesën e jashtme të hapësirës dhe do të bëjë kontrollin e të gjithë atyre që dëshirojnë të hyjnë në lokal. Të gjithë, para se të funten në lokal, duhet të dëshmojnë certifikatën e vaksinimit, së paku njërën dozë”, thotë Vrainca.

Ndërkohë, sektori i gastronomisë është duke zhvilluar fushatën për vaksinimin, në të kundërtën, siç shton Vrainca, lokalet e gastronomisë nuk do të mund të frekuentohen.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në evropaelire.org

Artikulli paraprakBirrë falas në Kosovë, lotari milionëshe në SHBA dhe lopë falas në Tajlandë në këmbim të vaksinës
Artikulli i rradhës MSH anulon tenderin 230 mijë euro për blerjen e veturave për Institutin Kombëtar

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.