Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Biznesmeni 60-vjeçar kapet nga Policia me një 14-vjeçare në një motel në Gjakovë

Lajme 23/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një biznesmen 60-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi është kapur në një motel me një 14-vjeçare në rajonin e Gjakovës.

Një biznesmen 60-vjeçar është arrestuar dje nga Policia e Kosovës në një motel në rajonin e Gjakovës, respektivisht rrugës e cila çon për Prizren, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka mësuar nga burime se 60-vjeçari kishte qenë nën përcjellje të Policisë së Kosovës në momentin kur kishte shkuar ta merrte 14-vjeçaren dhe të njëjtën e ka dërguar në një motel.

Sipas burimeve, Policia kishte intervenuar porsa 60-vjeçari ishte futur brenda dhomës me 14-vjeçaren. Gazeta ka mësuar se bëhet fjalë për një biznesmen nga Gjakova i cili dyshohet se e ka keqpërdorur të miturën për marrëdhënie seksuale.

I dyshuari ishte kapur në flagrancë dhe është arrestuar nga njësitet e Policisë së Kosovës. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia në raportin 24-orësh.

Policia e ka trajtuar rastin si trafikim dhe ka njoftuar se janë arrestuar dy persona.

“Janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër kosovarë, pasi që dyshohet se kanë trafikuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëra është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSaga e tenderit të insulinave: OSHP sërish në krah të “Pharma Leader”, MSH e akuzon se po i rrezikon pacientët
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për nesër

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.