Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë Blerim Syla i ka reaguar kryeminsitrit Albin Kurti, i cili tha se uron të ketë ndryshime në udhëheqësinë e sindikatave të shëndetësisë duke aluduar në FSSHK-në.
Për këtë deklaratë të Kurtit, ka reaguar Blerim Syla kryetar i FSSHK-së. Ai i është drejtuar kryeministrit me epitetin “Shoku Kurti” duke i thënë se koha e diktatorëve ka kaluar, transmeton Gazeta Shneta.
“Shoku Kurti sikur e ke tepruar me kërcenime dhe shantazhe ndaj e emrit Dr. B. Syla, por po ju rikujtoj: ‘Koha e diktatorëve ka kaluar dhe çdo tendencë e jotja do të dështoj’”, ka shkruar Syla në reagimin e tij.
Ai ka shtuar se liderët sindikal zgjidhen nga punëtorët shëndetësorë e jo nga politika.
“Albin Kurti shihemi në greva të ligjshme apo jo, e vendos punëtori ndërsa ti dhe qeveria jote e keni shkel ligjin anti-Covid duke i zbritur shtesat nga 300 euro në 60 euro, e që besa duke i vjedhur ato për 2 muaj”, ka shkruar Syla.
Kryeministri Kurti: Uroj të ketë ndryshime në udhëheqësinë e sindikatave të shëndetësisë
Lexoni reagimin e plotë të Blerim Sylës:
-NJË KONFERENCË SKANDALOZE DHE PATETIKE E KRYEMINISTRIT KURTI DHE MINISTRIT TË RI TË SHËNDETSISË:
Sot paska folur për masat anti-covid kryeministri dhe ministri i shëndetsisë i ardhur nga SHBA… Pa konsultim te ekspertëve vendor.
Për besë e turpshme dhe patetike sepse po tregojn që ditët në vijim do i rrisin numrat sipas nevojave politike… por nejse.
Kryeminstri paska punë edhe me kreun e FSSHK-së i cili nuk po i shkojka për shtati. Ndërsa po i njëjti është takuar me Dr. Blerim Syla sa ishte në opozitë dhe gjithcka ishte në rregull. Por tani ky Dr. Blerim Syla qenka i padëshiruar për Z. Kurti se po kërkon:
Ligjin e pagave dhe rritjen e mirëqënies së punëtorve shëndetsorë. Shoku Kurti në këto takime ka thënë: “Ligjin nuk e kemi votuar sepse do të dëshirojmë koeficientin 6 per mjek e 3 per infermier”.
Shoku Kurti sikur e ke tepru me kërcënime dhe shantazhe ndaj emrit Dr. B. Syla, por po ju rikujtoj: “KOHA E DIKTATORËVE KA KALUAR dhe cdo tendencë e jotja do të dështoj.”
Liderët sindikal zgjidhen nga punëtorët shëndetsorë e jo nga politika.
Albin Kurti shihemi në greva të ligjshme apo jo, e vendos punëtori ndërsa ti dhe qeveria jote e keni shkel ligjin anti-covid duke i zbritur shtesat nga 300€ ne 60€, e qe besa dhe duke i vjedhur ato për 2 muaj.




