Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bllokimet gjatë pandemisë me COVID dhe ndikimi në shëndetin e trurit tek adoleshentët

Jetë 10/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i kohëve të fundit nga Universiteti i Uashingtonit zbuloi se pandemia COVID mund të ketë plakur para kohe trurin e adoleshentëve, veçanërisht vajzave të reja.

Shumë njerëz përjetuan ‘pauzë’ në rutinat e tyre të përditshme për shkak të urdhrave për të qëndruar në shtëpi dhe ndërveprimeve të kufizuara sociale gjatë pandemisë COVID-19, duke treguar se kjo ndikon veçanërisht në mirëqenien e të rinjve, raporton Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.

Tani, një studim nga Universiteti i Uashingtonit ka zbuluar se pandemia COVID-19 mund të ketë shkaktuar ndryshime të pazakonta në zhvillimin e trurit të adoleshentëve, duke rezultuar në maturimin e përshpejtuar të trurit.

Fillimisht, në vitin 2018, studiuesit synuan të gjurmonin ndryshimet normale të trurit tek adoleshentët si pjesë e një studimi gjatësor që përfshinte 160 pjesëmarrës të moshës nëntë deri në 17-vjeç.

Megjithatë, për shkak të pandemisë, testimi vijues u vonua deri në vitin 2021, duke i shtyrë studiuesit të zhvendosin fokusin e tyre në atë se si pandemia mund të ketë ndikuar në zhvillimin e trurit.

Studiuesit matën maturimin e trurit duke parë se sa u ‘hollua’ korteksi cerebral, i cili është shtresa e jashtme e trurit, me kalimin e kohës.

“Ne u befasuam me të vërtetë kur zbuluam se në të dhënat tona pas COVID-19 trashësia kortikale ishte shumë më e ulët se sa do të pritej nga modelet para-COVID, dhe zbuluam se kjo trashësi më e ulët ishte më e theksuar = në shumë më tepër rajone të trurit tek femrat sesa tek meshkujt”, tha për Euronews Health, Neva Corrigan, autori kryesor i studimit nga Universiteti i Uashingtonit.

Gjetjet u botuan në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakPolicia e kap me kokainë në veturë një 23-vjeçar në Prishtinë
Artikulli i rradhës Ekspozimi ndaj kimikateve në shtatzëninë e hershme mund të ketë implikime të rëndësishme në shëndetin e nënës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.