Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bojkot në vendet e rajonit, por në Kosovë e Shqipëri s’pati reagime nga qytetarët për rritjen e çmimeve

Lajme 28/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve qytetarët në Ballkanin Perëndimor kanë bërë thirrje për bojkot të supermarketeve. Në disa shtete bojkoti dha efekt, kurse në Shqipëri dhe Kosovë nuk ka pasur reagim qytetar.

Një kilogram gjalpë, prodhim vendi, kushton në Shqipëri rreth 15 euro. Po ashtu edhe në Malin e Zi dhe në Kosovë, rreth 15 euro. Në Maqedoninë e Veriut rreth 14 euro, në Bosnje dhe Hercegovinë 18.15 euro, kurse në Serbi 19.05 euro.

Për shkak të çmimeve të ushqimeve shumë nisma qytetare në Ballkanin Perëndimor bënë thirrje për bojkotimin e supermarketeve.

Bojkot masiv në Kroaci

Kroacia e nisi e para dhe brenda një jave shitjet ranë me të paktën 53%. Rrjeti gjigant i supermarketeve “Kaufland Croatia” njoftoi se do të ulte çmimet e të paktën 1,000 produkteve. Nga ana tjetër, Konzum, bëri me dije se do të injektonte para në mënyrë që të ulte ose të ngrinte çmimet për 250 produkte vendase. Përballë këtij bojkoti masiv, pati edhe një reagim nga qeveria, e cila njoftoi se do të shtonte në listën e produkteve me çmime të kufizuara plot 40 produkte të tjera.

Në Shqipëri dhe Kosovë asnjë reagim

Në një faqe në Instagram të quajtur “Qytetarët” u shpërndanë thirrje për bojkot të supermarketeve nga data 5 deri më 10 shkurt. Megjithatë, reagimi i qytetarëve ka qenë i pakët. DW vizitoi disa prej këtyre supermarketeve gjatë këtyre datave dhe ka vërejtur se qytetarët kanë vazhduar të bëjnë blerje si zakonisht.

Njësoj si Shqipëria ka qenë edhe Kosova. Në rrjetet sociale ka pasur thirrje për bojkot, por qytetarët nuk e kanë përqafuar si nismë.

Dy bojkote në Maqedoninë e Veriut

Ndryshe nga Shqipëria dhe Kosova, në Maqedoninë e Veriut janë realizuar dy bojkote. Në bojkotin e parë, sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, ka pasur një rënie të shitjeve me 46.59%. Nga ana tjetër, në bojkotin e dytë ka pasur një rënie më të vogël të shitjeve, në masën 22.12%. Përtej këtyre shifrave, qytetarët nuk i kanë ndalur thirrjet për të bojkotuar supermarktet, si një masë proteste kundër rritjes së çmimeve që janë regjistruar gjatë viteve të fundit.

Ngrirje çmimesh në Bosnjë dhe Hercegovinë

Bojkot ka pasur dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, i mbajtur në datën 31 janar, ku në supermarkete, ndryshe nga herët e kaluara, ka pasur një numër shumë të vogël klientësh. Qeveria ka reaguar menjëherë duke njoftuar se do të ngrijë çmimet e të paktën 50 produkteve, por një deklaratë e tillë është parë me skepticizëm nga qytetarët. Po ashtu, kontrollet e intensifikuara dhe ndëshkimet për rritjen e paarsyeshme të çmimeve, të cilat janë njoftuar nga qeveria e Republikës Srpska, nuk u panë si masa të besueshme për të parandaluar rritjen e mëtejshme të çmimeve. Për këtë arsye, qytetarët zhvilluan një bojkot të dytë në 7 shkurt, ndonëse përgjigja qytetare ishte në nivele më të ulëta krahasuar me bojkotin e parë.

Reagime të pjesshme në Serbi dhe Malin e Zi

Në Malin e Zi, deri tani janë realizuar dy bojkote. Bojkoti i parë u mbajt më 31 janar, nga ku sipas të dhënave që vijnë nga Administrata e Taksave, ka pasur një rënie të qarkullimit deri në gjysmë milioni euro.

Në ditën e bojkotit, shitjet ranë me 56.14% krahasuar me të njëjtën ditë të javës së kaluar. Edhe në Malin e Zi, thirrjet për mbajtjen e një bojkoti tjetër kanë vijuar në rrjetet sociale, por ndaj tyre nuk ka pasur reagim masiv.

Për shkak të inflacionit dhe rritjes drastike të çmimeve, në Serbi, bojkoti i parë dha efekt. Ai u mbaj në 31 janar dhe sipas, të dhënave që vijnë nga Administrata e Taksave, gjatë kësaj dite ka pasur 25% më pak kupona fiskalë të prerë. Si përgjigje, supermarketet rritën çmimet, qeveria nuk reagoi dhe për këtë arsye qytetarët bën thirrje për një bojkot të dytë, por nuk ka të dhëna konkrete se cilat ishin rezultatet e këtij bojkoti.

 

Artikulli paraprakMungesa e barnave dhe pritjet e gjata – faktorët që po ulin jetëgjatësinë e kosovarëve?
Artikulli i rradhës Vendi më i ftohtë në botë kërkon punëtorë, rroga minimale 35 mijë euro në vit

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.