Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bordi i SHSKUK-së i reagon deputetëve Shkreta dhe Haxhiu: Po manipulojnë me të dhëna

Lajme 12/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i ka reaguar deputetëve Mirsad Shkreta dhe Bekim Haxhiu, pasi këta të dy kritikuan dhe kërkuan shkarkimin e tyre nga Qeveria e Kosovës.

Bordi i SHSKUK-së ka deklaruar se shumica e të dhënave të paraqitura nga dy deputetët në Komision, janë manipulime dhe të gabuara për të arsyetuar kërkesën e tyre për shkarkimin e Bordit, transmeton Gazeta Shneta.

“Duhet sqaruar se shumica dërmuese e të dhënave të paraqitura nga disa deputetë në takimin e këtij komisioni, veçanërisht të deputetëve Shkreta dhe Haxhiu janë paraqitur në mënyrë të gabuar me qëllim të arsyetimit të kërkesës së tyre për shkarkim të Bordit të ShSKUK.

Deputeti Shkreta thirrej në mes tjerash, në gjetjet e klasifikuara nga raporti i Zyrës Kombëtare të Auditit për vitin 2020 në ShSKUK, por qëllimshëm “harron” të potencojë se në mesin e të gjeturava është kontrata për sigurimin fizik në QKUK e cila është nënshkruar disa muaj para se Bordi i tanishëm ka marrë detyrën. Të njejtën kontratë, Bordi i tanishëm i ShSKUK e ka procesuar në Prokurori pasi që ky raport e ka klasifikuar si të jashtëligjshme shumë muaj para se deputeti Shkreta e ngritë si çeshtje në takimin e datës 09.03.2022”, thuhet në reagimin e Bordit.

Lexoni reagimin e plotë:

Reagim i Bordit të ShSKUK në manipulimet me të dhëna nga disa deputetëve në Komisionin për Shëndetësi të Kuvendit të Republikes te Kosovës

Bordi i ShSKUK përmes këtij njoftimi reagon në manipulimet me disa të dhëna të paraqitura nga disa deputetë të Komisionit për shëndetësi të Kuvendit të Kosovës në takim e mbajtur me datën 09 mars 2022 me Prof.Dr. Rifat Latifin, Ministrin e Shëndetësisë.

Duhet sqaruar se shumica dërmuese e të dhënave të paraqitura nga disa deputetë në takimin e këtij komisioni, veçanërisht të deputetëve Shkreta dhe Haxhiu janë paraqitur në mënyrë të gabuar me qëllim të arsyetimit të kërkesës së tyre për shkarkim të Bordit të ShSKUK.

Deputeti Shkreta thirrej në mes tjerash, në gjetjet e klasifikuara nga raporti i Zyrës Kombëtare të Auditit për vitin 2020 në ShSKUK, por qëllimshëm “harron” të potencojë se në mesin e të gjeturava është kontrata për sigurimin fizik në QKUK e cila është nënshkruar disa muaj para se Bordi i tanishëm ka marrë detyrën. Të njejtën kontratë, Bordi i tanishëm i ShSKUK e ka procesuar në Prokurori pasi që ky raport e ka klasifikuar si të jashtëligjshme shumë muaj para se deputeti Shkreta e ngritë si çeshtje në takimin e datës 09.03.2022.

Sa i përket të ashtuquajturit “krim të organizuar” me blerje të 10.2 milion eurosh barna që nuk janë përdorur në ShSKUK, kjo gjithashtu paraqet keqinterpretimin e radhës nga deputeti Shkreta i të dhënave të pranuara nga ShSKUK, pasi që duhet sqaruar se shifra 10.2 milion euro ka të bëj më stokun total të të gjtha barnave dhe materialit harxhues që ka qenë i pranishëm në ShSKUK (QKUK dhe gjitha Spitalet e përgjitshme në Kosovë) në fund të vitit 2020 (duke përfshirë edhe donacionet). Të gjitha këto barna dhe materiale mjekësore janë shfrytëzuar plotësisht në muajt pasues dhe kjo sasi e stokut ka qenë më se e mirëseardhur për të ofruar shërbime shëndetësore dhjetëra-mijëra pacientëve në gjithë Kosovën në kohën e valëve të infeksionit me COVID 19 gjatë vitit 2021.

Sa i përket listave të pritjes, fatkeqësisht ato ekzistojnë prej vitesh për disa shërbime në klinika të caktuara siç është rasti në Klinikën e Ortopedisë, Kirurgjisë Vaskulare, apo degëve tjera dhe nuk është që këto lista janë krijuar vitin e fundit. Është e kuptueshme që pandemia COVID -19 ka rënduar këtë gjendje në disa klinika, siç ka ndodhur në tërë botën, mirëpo edhe përkundër kësaj ShSKUK përveç menaxhimit të pandemise COVID-19 ka arritur që në shumë klinika të zvogëlojë listat/kohën e pritjes madje edhe referimet për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore (TJISHP), si p.sh. në Klinikën e Oftalmogjisë, QKUK, nga rreth 500 pacientë të referuar për TJISHP në vitin 2018, ky numër në vitin 2021 është zvogëluar në më pak se 100, ose në vlerë financiare referimet për TJISHP janë zvogëluar nga rreth 2 milion euro në vitin 2018, në rreth gjysëm milion euro në vitin 2021. Në klinikën e Gastroenterologjisë, QKUK, është arritur zvogelimi i kohës së pritjes nga 8 muaj në 1.5- 2 muaj, e poashtu edhe ne shumicën e klinikave zvogëlimi i kohës së pritjes për disa sëmundje krahasuar me vitet paraprake.

Duhet theksuar se Bordi i ShSKUK nuk i krijon listat e pritjes për marrje të shërbimeve mjekësore dhe diagnostike në asnjë njësi të ShSKUK-së, përfshirë listat ne Klinikat e Ortopedisë, Kirurgjisë vaskulare, Klinkën e Kardiologjisë invazive si dhe të Radiologjisë. Gjithsesi duke marrë në konsiderim përgjegjësit statutore, ShSKUK menjëhere pas qetësimit të pandemisë COVID 19 në këtë fillim vit ka adresuar çështjen e listave të pritjes, ka organizuar takime me drejtorët e njësive, janë pranuar raportet nga klinikat për numrin e pacientëve, diagnozat e sëmundjes, kohën e pritjes, është bërë verifikimi i listave dhe po bëhet prioritizimi i pacientëve në bazë të gjendjes së tyre. Nga analiza e këtyre listave të pritjes janë identifikuar faktorët që kanë shkaktuar ndër vite krijimin e këtyre listave, ku dy shkaqet kryesore janë numri i kufizuar i anesteziologëve dhe kosto e lartë e materialit shpenzues mjekësor. Si shembull, vetëm për proteza të gjurit dhe të kërdhokullës për blerjen e tyre kostoja do të sillej rreth 2,5 milion euro. ShSKUK është duke hartuar planin e veprimit të detajuar për zvogëlimin e këtyre listave të cilin do t’ja paraqesë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë për përkrahje.

Sa i përket akuzës që “Bordi e ka vu në lajthitje qeverinë” për inaugurimin e Spitalit të Fëmijëve, “Sheika Fatima” në QKUK, të deklaruar nga deputeti Haxhiu, duhet theksuar se i gjithë procesi i ndërtimit, përfshirë edhe ngjarjen e inagurimit janë organizuar përmes një mekanizmi jashtë ShSKUK të udhëhequr nga donatori, përkatësisht familja mbretërore nga Emiratet e Bashkuara Arabe në koordinim me Presidencën e Republikës së Kosovës. ShSKUK është në bashkëveprim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë që autoriteti për menaxhim të këtij spitali të kalon në SHSKUK dhe të fillohet me punë sipas planit dinamik të hartuar nga QKUK.

Sa i përket kontratës për ndërtimin e aneksit për Klinikat e Hemato-Onkologjisë dhe Nefrologjisë në QKUK, ky është projekt që është inicuar ende pa u emëruar Bordi i tanishëm i ShSKUK-së dhe duhet theksuar se edhe ne si Bordi i ShSKUK jemi të befasuar me vonesën në dhënien e lejës për fillimin e ndërtimit të këtij aneksi. Procedurat e kontraktimit si dhe të marrjes së lejës për këtë projekt ishin të planfikikuara të shkonin në mënyrë paralele më të vetmin qëllim që personelit të Klinikave të Hemoto-Onkologjisë dhe Nefrologjisë sa më parë t’ju krijoheshin kushte adekuate të punës për trajtimin e pacientëve. Është e nevojshme të theksohet se në kuadër të kësaj kontrate nuk është kryer asnjë pagesë deri më tani si dhe është duke u diskutuar në mënyrë intenzive me drejtorinë përkatëse të Komunës së Prishtinës që leja e ndërtimit për këtë aneks të merret sa më shpejtë.

Ka edhe disa të pavërteta tjera të paraqitura nga ish-bashkëpartiakët, deputetët Shkreta dhe Haxhiu, në mbledhjen në fjalë për të cilat për shkak të nevojës për të mos-zgjatur tesktin e këtij reagimi nuk po jemi në gjendje t’ju përgjigjemi por në përmbledhje po theksojmë së qasja e këtyre deputetëve të cilët ndihen të frustruar me faktin se ndikimet e tyre në emërimet dhe punësimet në SHSKUK nuk janë marrë në konsiderim nga Bordi Drejtues i ShSKUK, ka qenë thellësisht jo-parimore si dhe kanë keqpërdorur pozitën e tyre të deputetit për të plasuar keqinterpretime dhe manipulime me gjysëm të vërteta, me synim që përmes krijimit të një gjendje jo-reale të punës së Bordit të ShSKUK-së të ndikkojnë në vendimarrje nga Ministri i Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës.

Bordi i ShSKUK njofton se do të vazhdon të punojë me integritet të lartë, si ka punuar deri më tani, bazuar në statutin e ShSKUK-së dhe legjislacionin në fuqi, për të përmirësuar shërbimet shëndetësore brenda ShSKUK me të gjitha kapacitet që ka në dispozicion.

Artikulli paraprakTre mjekë që specializuan një vit më parë, pa një vend pune në institucionet shëndetësore
Artikulli i rradhës Ngërçet e këmbëve gjatë shtatzënisë, trajtimi dhe shmangia e dhimbjes gjatë tremujorit të dytë

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.