Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bordi i SHSKUK-së nuk ka mbajtur mbledhje që nga 18 qershori, nuk ka as kryesues

Lajme 09/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar mbledhjen e fundit e ka mbajtur më 18 qershor 2025.

Që nga ajo datë Bordi nuk ka mbajtur mbledhje të rregullta dhe as nuk e ka zgjedhur kryesuesin/en e ri/re, meqë ish-kryesuesit Dren Boshnjaku i ka kaluar mandati, shkruan Gazeta Shneta.

Nga Ministria e Shëndetësisë, së cilës i përgjigjet Bordi, e kanë arsyetuar mungesën e mbledhjeve të Bordit me mbajtjen e një punëtorie dy ditore në korrik si dhe me pushimet vjetore në muajin gusht.

“Bordi ka mbajtur gjithashtu një punëtori dyditore më 24 dhe 25 korrik 2025, ku janë shqyrtuar raportet gjashtëmujore, raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit, si dhe disa çështje të tjera. Për shkak të pushimeve vjetore dhe mungesës së kuorumit, në muajin gusht të këtij viti nuk është mbajtur asnjë mbledhje, një praktikë kjo e përsëritur edhe vitin e kaluar në të njëjtin muaj. Gjatë muajit shtator 2025 do të mbahet mbledhja e radhës e Bordit Drejtues të ShSKUK-së”, kanë deklaruar nga MSh.

Gazeta e ka pyetur MSh-në se cilat janë arsyet pse ende nuk është zgjedhur kryesuesi/ja e Bordit, por nga kjo ministri nuk kanë dhënë sqarime.

“Ju informojmë se, më datën 18 qershor 2025, është mbajtur mbledhja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, e cila është kryesuar nga z. Dren Boshnjaku, kryesues i bordit. Sipas Rregullores Nr. 01/2024 për punën e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, bordi mban të paktën një mbledhje në muaj. Në përputhje me rregulloren, në momentin që kryesuesi i bordit përfundon mandatin e tij, zëvendësimin e tij e merr anëtari më i moshuar në bord, që në këtë rast është Dr. Besa Balidemaj”, kanë deklaruar nga MSh.

Gazeta ka mësuar se mbledhja e radhës pritet të mbahet javën e ardhshme, porse ende nuk është gjetur modaliteti se kush do ta ftojë mbledhjen. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPrishtina përtej burokracisë, Përparim Rama: Shërbimet e logopedit dhe psikologut, falas për fëmijët
Artikulli i rradhës Vdekja e 29 vjeçares lehonë në QKUK, nga Intensiva japin detaje

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.