Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bordi i SHSKUK-së themelon dy shërbime të reja: Farmacinë klinike dhe toksikologjinë

Lajme 13/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
FOTO ARKIV
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka marr vendim sot për themelimin e dy shërbimeve të reja, për farmacinë klinike dhe toksikologjinë.

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar sot ka mbajtur mbledhjen e 61-të ku janë themeluar dy shërbime të reja, shkruan Gazeta Shneta.

Me kërkesë të drejtoreshës së sektorit të furnizimit me barna në SHSKUK, Dardane Mehaj, dhe përmes drejtorit të përgjithshëm Elvir Azizi, është diskutuar dhe marr vendim për themelimin e dy shërbimeve të reja.

Sektori farmaceutik nga tani do të avancohet në Shërbimin klinik farmaceutik i cili do të ketë tre departamente: Shërbimin e farmacisë klinike, toksikologjinë dhe shërbimin e furnizimit me barna,

Për këtë propozim kanë votuar të gjithë anëtarët e Bordit.

Në lidhje me këtë propozim Sekretari i Bordit Fahredin Majkovci ka prezantuar edhe një vendim tjetër të Bordit Drejtues të SHSKUK-së në vitin 2016 me kërkesë të ish-udhëheqëses së Barnatores Qendrore Arijeta Stanovci.

Në 2016 Bordi i asaj kohe kishte vendosur që të themelonte Shërbimin e farmacisë klinike, por që ky vendim nuk ishte implementuar asnjëherë.

Ndryshe në këtë mbledhje drejtori i SHSKUK-së Elvir Azizi ka njoftuar se janë duke planifikuar që të bëjnë kontraktimin e shërbimeve për anestezion për klinikën e Ortopedisë me qëllim që të ulen listat e pritjes dhe për të përmbushur nevojat e klinikës për mjek anesteziolog. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakÇfarë të bëni kur sëmureni nga COVID…përsëri: 3 hapa të thjeshtë për shërim
Artikulli i rradhës Si funksionon Plan B, dhe a është gjithmonë efektiv

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.