Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Borxhet e FSSh-së i lënë pacientët pa shërbime shëndetësore, Vitia: Do të bëhet një plan

Lajme 30/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Borxhi prej rreth 30 milionë eurove i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore karshi institucioneve private në vend dhe atyre jashtë vendit, po i lë pacientët pa marrë trajtim shëndetësor për mjekimin që nuk po mund ta marrin në institucionet publike në vend. Kjo po ndodh pasi që fletë-zotimet e lëshuara nga FSSH nuk po njihen nga këto spitale për shkak të borxheve të papaguara.

Shoqata për të Drejtat e Pacientëve kërkon që sa më shpejt institucionet përgjegjëse të gjejnë një zgjidhje për pagesën e këtij borxhi, pasi pacientët vetëm sa po varfërohen, duke u munduar t’i sigurojnë vetë mjetet për shërim.

Ndërsa, nga Fondi për Sigurime Shëndetësore thonë se si institucion nuk kanë mjete për shlyerjen e këtij borxhi milionësh, ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia deklaron se do të bëhet një plan për këtë çështje bazuar në evidenca.

Kryetari i PRAK-ut, Besim Kodra deklaron për KosovaPress se pacientët e Kosovës po pësojnë nga këto telashe financiare që i ka Fondi për Sigurime Shëndetësore.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së Fondit për Sigurime Shëndetësore, Bujar Kaçuri deklaron se tashmë kanë themeluar një Komision që ka për obligim evidentimin e borxheve, të cilat Fondi i ka në spitalet private e publike jashtë vendit.

Edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të FSSH-së, Bujar Kaçuri pranon se ka raste kur spitalet ndaj të cilave ka borxhe Fondi, pacientëve nuk po ua pranojnë fletë-zotimet e lëshuara nga ky institucion.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke mos dhënë ndonjë afat se kur mund të bëhen këto pagesa deklaron për KosovaPress se kanë takuar spitalet ndaj të cilave Fondi ka borxhe dhe tashmë po presin evidencat e një grupi punues në bazë të të cilave do të hartohet edhe plani për shlyerjen e këtyre borxheve.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Vitin e kaluar për shkak të dyshimeve për keqpërdorim dhe keqmenaxhim për trajtimin e pacientëve në klinikat private jashtë vendit, kryesisht në Turqi. Bordi i Fondi e ka shkarkuar nga detyra e drejtorit të Fondit, Fatmir Plakiqin.

 

Artikulli paraprakNdrejaj: Brenda pak muajsh nis shërbimi për frytnim të asistuar mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë
Artikulli i rradhës Përhapja e fruthit në Evropë, ekspertët theksojnë pesë shenja të zakonshme për t’u kujdesur

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.