Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë shtruar 57 pacientë për trajtim spitalor, ndërsa stafi mjekësor ka ofruar shërbime të shumta diagnostikuese, ambulatore dhe spitalore për pacientët.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, 10 pacientë kanë kryer gjithsej 3,700 analiza laboratorike, ndërsa janë realizuar 427 vizita specialistike.
Aktualisht, në këtë institucion janë të shtrirë 171 pacientë,përcjell Gazeta Shneta.
Po ashtu, janë regjistruar 4 lindje, janë kryer 9 operime, si dhe 37 seanca dialize. Shërbimet diagnostikuese kanë përfshirë 79 rëntgen, 61 ultrazëra, 11 ekzaminime me rezonancë magnetike (MRI) dhe 10 ekokardiografi. Janë realizuar gjithashtu 9 ergometri, 9 gastroskopi dhe 59 shërbime fiziatri./Gazeta Shneta/




