Një studim i publikuar në revistën Frontiers in Sports and Active Living tregon se futbollistet femra që lëndohen gjatë periudhës së menstruacioneve përjetojnë lëndime më të rënda dhe kohë rikuperimi deri në tri herë më të gjatë, krahasuar me lëndimet në faza të tjera të ciklit menstrual.
Hulumtimi, i realizuar te futbollistet e FC Barcelona për katër sezone (2019–2023), konstaton se menstruacionet nuk rrisin rrezikun për lëndime, por ndikojnë në ashpërsinë e tyre, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.
Lëndimet e muskujve, tendinave dhe ligamenteve gjatë kësaj periudhe kërkuan dukshëm më shumë ditë rikuperimi.
Studiuesit theksojnë se ndryshime të vogla në ngarkesën fizike, përgatitje dhe rikuperim mund të ndihmojnë në uljen e pasojave të lëndimeve./Gazeta Shneta/


