Gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës kanë lindur gjithsej 22 foshnje, përkatësisht 12 vajza dhe 10 djem.
Spitali ka kryer 2,883 vizita specialistike, 237 pranime dhe ka trajtuar mesatarisht 165 pacientë të shtrirë në ditë.
Në laborator janë realizuar 21,068 analiza për 1,783 pacientë, ndërsa janë kryer 63 operacione të suksesshme dhe 212 seanca dialize.
Shërbimet diagnostike kanë përfshirë 467 Rëntgen, 293 Eho dhe 71 MRI, bashkë me 24 ergometri dhe 57 ekokardiografi.
Gjithashtu janë kryer 6 kolonoskopi, 13 gastroskopi dhe 295 shërbime fiziatrike./Gazeta Shneta/




