Një studim i ri i kryer në Mbretërinë e Bashkuar tregon se kombinimi i një diete të shëndetshme me aktivitet fizik mund të reduktojë yndyrën e rrezikshme që grumbullohet rreth organeve, duke ulur kështu rrezikun e sëmundjeve metabolike si diabeti tip 2 dhe sëmundjet e zemrës.
Hulumtimi, i botuar në revistën JAMA Network Open, monitoroi mbi 7,200 të rritur të mesëm për shtatë vite mesatarisht.
Rezultatet treguan se ata që ushqeheshin shëndetshëm ose ushtriheshin rregullisht përjetuan një rritje më të ngadaltë të peshës dhe të yndyrës – si nënlëkurore, ashtu edhe viscerale – krahasuar me ata që nuk ndryshuan stilin e tyre të jetesës, shkruan yndyra e barkut përcjell Gazeta Shneta.
Ata që kombinuan dietën e shëndetshme me ushtrimet arritën reduktim më të madh: mesatarisht 1.9 kg më pak yndyrë totale dhe 150 gram më pak yndyrë viscerale, përkatësisht 7% e yndyrës totale dhe 16% e yndyrës viscerale.
Dr. Shayan Aryannezhad nga Universiteti i Oksfordit theksoi se “ndryshimet në peshë nuk janë të gjitha njësoj – ku dhe sa yndyrë ruhet në trup ka rëndësi për shëndetin.”
Ndërsa Dr. Nita Forouhi nga Universiteti i Cambridge shtoi se edhe ndryshime të vogla, të qëndrueshme në dietë dhe aktivitet fizik gjatë mesmoshës mund të sjellin përfitime të mëdha për shëndetin dhe plakjen e shëndetshme.


