Autoritetet britanike po kërkojnë pacientët që kanë pasur inflamacion të pankreasit pas përdorimit të barnave për obezitet si Wegovy dhe Zepbound, për t’i bërë teste dhe për të parë nëse rreziku lidhet me gjenetikën.
Rregullatori i barnave dhe Genomics England po studiojnë nëse disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj këtij problemi për shkak të gjeneve të tyre.
Barnat GLP-1 përdoren për diabetin dhe obezitetin, por në disa raste mund të shkaktojnë inflamacion të rrezikshëm të pankreasit, që mund të kërkojë trajtim urgjent, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Nga 294 raste të raportuara me inflamacion pankreasi, disa kanë përfunduar edhe me vdekje. Megjithatë, nuk është provuar drejtpërdrejt se ilaçet janë shkaku.
Kompani si Novo Nordisk dhe Eli Lilly rekomandojnë që pacientët të përdorin barnat vetëm me këshillën dhe mbikëqyrjen e mjekut.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të kuptuar më mirë këtë lidhje dhe për të mbrojtur shëndetin e pacientëve./Gazeta Shneta/


