Niveli i alarmit të Mbretërisë së Bashkuar rreth COVID, po ulet nga niveli katër në nivelin tre, thanë të hënën zyrtarët e departamenti të shëndetësisë, përpara se kryeministri Boris Johnson të njoftojë lehtësimin e mëtejshëm të kufizimeve pandemike.
Sipas faqes së internetit të departamentit të shëndetësisë, niveli katër paralajmëron që transmetimi është i lartë ose rritet në mënyrë eksponenciale. Niveli tre paralajmëron që epidemia Covid-19 është në qarkullim të përgjithshëm, shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
Treguesit kryesor për uljen e shkallëzimit nga niveli i katërt në nivelin e tretë përfshijnë normat si: “më pak se 10.000 infeksione të reja në ditë” dhe “shkalla e rasteve javore në Mbretërinë e Bashkuar më pak se 25 për 100.000 të popullsisë”.
Drejtorët kryesor të mjekësisë të Mbretërisë së Bashkuar dhe drejtori kombëtar mjekësor i NHS thanë se ata këshilluan të ulnin nivelin e masave duke u bazuar në të dhënat e fundit, të cilat kanë rezultuar nga “përpjekjet e popullatës drejt distancimit shoqëror dhe ndikimin të programit të vaksinave në vend.
Ata paralajmëruan se virusi është ende duke qarkulluar në vend, me infeksione të reja që regjistrohen çdo ditë, “kështu që të gjithë duhet të vazhdojmë të jemi vigjilentë. Kjo mbetet një pandemi e madhe globalisht”.
Ndërsa ka ende numrin më të keq të vdekjeve në Evropë, Britania e Madhe ka dalë nga vala e saj goditëse e dytë – fal suksesit të fushatës së vaksinimit.
Qeveria tha të dielën se më shumë se 50 milion doza vaksinash janë administruar në të gjithë vendin dhe mbetet në rrugën e duhur për t’u ofruar – të gjithë të rriturve një dozë vaksine deri në fund të korrikut. /Gazeta Shneta/