Një numër rekord i rasteve të reja të koronavirusit është regjistruar, tregojnë zyrtarët e Shëndetit Publik në Angli duke thënë se rritja e të infektuarve duhet të jetë një “parajmërim i zymtë për të gjithë ne”.
Britania e Madhe regjistroi 6.634 raste të Covid-19, shifra më e lartë e raportuar që nga fillimi i pandemisë, transmeton Gazeta Shneta.
Shifrat e botuara veçmas nga agjencitë e statistikae të Mbretërisë së Bashkuar tregojnë se tani kanë qenë 57, 600 vdekje të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar nga Covid-19.
Matt Hancock, sekretari i shëndetësisë, paralajmëroi se pothuajse 10, 000 njerëz në ditë në Mbretërinë e Bashkuar po preken nga virusi Covid-19, pasi ministri i parë i Skocisë kërkoi bisedime urgjente me qeverinë për të shqyrtuar shtrëngimin e mëtejshëm të kufizimeve.
Yvonne Doyle, drejtori në Shëndetin Publik në Angli tha se numri i rasteve të reja ishte një paralajmërim i zymtë për të gjithë ne.
“Sinjalet janë të qarta. Shkalla e rasteve pozitive po rritet në të gjitha grupmoshat dhe ne vazhdojmë të shohim rritje të pacientave në spital”, shtoi ai. /GazetaShneta/