Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Britania krijon stetoskopin me Inteligjencë Artificiale, zbulon sëmundjet e zemrës brenda 15 sekondave

Lajme 03/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një stetoskop i pajisur me inteligjencë artificiale (AI) ka treguar se mund të identifikojë tre gjendje të zemrës brenda vetëm 15 sekondash, sipas një studimi të zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Pajisja analizon ndryshime të imëta në rrahjet e zemrës dhe rrjedhjen e gjakut, të cilat nuk mund të dallohen nga veshi i njeriut, duke i mundësuar mjekëve që të zbulojnë shpejt problemet e mundshme dhe të ndërhyjnë në kohë me kujdes mjekësor shpëtimtar, shkruan MedicalXpress përcjell Gazeta Shneta.

Në provën klinike, e cila përfshiu mbi 200 ordinanca të mjekëve familjarë dhe mbi 1.5 milion pacientë me simptoma të ngjashme me insuficiencën kardiake, rezultatet treguan se pacientët e ekzaminuar me stetoskopin AI kishin mbi dy herë më shumë gjasa të diagnostikoheshin me insuficiencë kardiake, rreth 3.5 herë më shumë gjasa të diagnostikoheshin me fibrilacion atrial – një çrregullim i ritmit të zemrës që rrit rrezikun e goditjes në tru – dhe gati dy herë më shumë gjasa të diagnostikoheshin me sëmundje të valvulave të zemrës.

Dr. Sonya Babu-Narayan, kardiologe dhe drejtoreshë klinike në Fondacionin Britanik të Zemrës, e quajti këtë zhvillim “një shembull elegant se si stetoskopi i shpikur mbi 200 vite më parë po përshtatet për shekullin XXI”.

Megjithatë, studimi vuri në pah edhe kufizime: rreth dy të tretat e pacientëve të sinjalizuar për insuficiencë kardiake nga pajisja, pas analizave të mëtejshme, rezultuan të mos e kishin këtë gjendje. Kjo sipas ekspertëve mund të shkaktojë ankth të panevojshëm dhe hetime shtesë, prandaj rekomandohet që pajisja të përdoret vetëm për pacientët me dyshime të bazuara për probleme kardiake, e jo për kontrolle rutinë.

Pavarësisht kësaj, mjekët theksojnë rëndësinë e mjeteve të reja për diagnostikim të hershëm, pasi shumë pacientë diagnostikohen me insuficiencë kardiake vetëm pasi paraqiten në spital në gjendje emergjente.

Në Mbretërinë e Bashkuar mbi një milion persona jetojnë me këtë gjendje, ndërsa në botë numri llogaritet të arrijë në rreth 60 milionë.

Stetoskopi me AI është zhvilluar nga kompania amerikane e teknologjisë shëndetësore Eko Health, ndërsa rezultatet e studimit u prezantuan në takimin vjetor të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë në Madrid./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTërmeti në Afganistan, shuhen shpresat për të gjetur të mbijetuar
Artikulli i rradhës Pandemia e parë në histori: ADN-ja e lashtë zbulon misterin e epidemisë 1,500-vjeçare

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.