Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Britania po përballet me grevën më të madhe të shënuar ndonjëherë nga punonjësit shëndetësor

Lajme 05/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Britania e Madhe po përballet me grevën më të madhe të shënuar ndonjëherë nga punonjësit shëndetësorë. Këta të fundit kanë pezulluar kështu aktivitetin e tyre për një kohë si rezultat i mosmarrëveshjes me qeverinë për paga.

Greva për paga ka filluar qysh nga fundi i vitit të kaluar shkruan VoA, transmeton Gazeta Shneta.

Mirëpo, kjo grevë po shënon histori në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (NHS) në Britaninë e Madhe.

Mjeku kryesor në Angli, Stephen Powis, ka thënë se ky aksion i grevës këtë javë do të jetë shqetësuese edhe atëherë kur grevës së tyre do t’ju bashkohen edhe fizioterapistët.

Punonjësit shëndetësorë po kërkojnë një rritje pagash që pasqyron inflacionin më të dobët në Britani në katër dekada, ndërsa qeveria shprehet se kjo do të jetë e papërballueshme dhe do të shkaktojë më shumë rritje të çmimeve.

Rreth 500,000 punëtorë, shumë nga sektori publik, kanë organizuar greva që nga vera e kaluar, duke shtuar presionin ndaj kryeministrit Rishi Sunak.

NHS është burimi kryesor për marrjen e shërbimeve shëndetësore, institucion ky, i cili është nën presion të lartë nga miliona pacientë që janë në listën e pritjeve të gjata për operacione.

Kolegji Mbretëror i Infermierëve (RNC) thotë se paga e dobët ka bërë që dhjetëra infermierë që të tërhiqen nga puna dhe profesioni i tyre.

RCN fillimisht kërkoi një rritje pagash prej 5% mbi inflacionin dhe që atëherë ka thënë se mund të takohet me qeverinë, por të dy palët nuk kanë arritur një marrëveshje pavarësisht javëve të gjata të bisedimeve./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakParashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Artikulli i rradhës Pse janë të rëndësishëm probiotikët? – Këshilla nga mamia Razije Musa

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.