Java e ardhshme pritet të sjell mot shumë të ftohtë.
Temperatura minimale do të shënojë -6C dhe -9C, kurse maksimalja do të shënojë -3C deri në -1C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“6.02 – Kryesisht me vransira dhe acar. Përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtë bore.
7.02 – Acar. Vransira e intervale me diell. Nga zona malore mundësi për rrebeshe të shkurta bore.
8.02 – Acar dhe intervale më të gjata me diell. Gjatë ditës vransira kalimtare.
9.02 – Mot i acartë, kryesisht me diell.
10.02 – Shumë ftohtë, me kthjellime e diell.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/