Ekspertët kanë paralajmëruar se disa simptoma të shtameve të fundit Omicron kanë më shumë gjasa të vazhdojnë për javë të tëra, krahasuar me nënvariantet e mëparshme.
Pavarësisht suksesit të paprecedentë të vaksinës së koronavirusit, paparashikueshmëria e Covid-19 e ka bërë virusin tepër të vështirë për ta shtypur.
Evolucioni i shpejtë i virusit ka shkaktuar gjithashtu sfida të mëdha në gjurmimin e simptomave, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Me më shumë se 300 nënvariante të Omicron aktualisht në qarkullim, mjekët po nxjerrin në pah disa nga shenjat që hasen më shpesh të llojit të fundit.
Maria Van Kerkhove, epidemiologe e sëmundjeve infektive në Programin e Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së paralajmëroi kohët e fundit se: “Tani për tani jemi në një situatë ku kemi më shumë se 300 nën-variante të Omicron që janë në qarkullim, dhe këto nën-variante janë mjaft të ngjashme me njëri tjetrin.”
Simptomat klasike të variantit janë aktualisht një kollë, e cila mund të jetë kronike ose të zhvillohet në bronkit.
Lodhja gjithashtu mund të ndërhyjë në aktivitetet e përditshme të një personi, si dhimbje koke, temperaturë, rrjedhje hundësh dhe irritime të fytit.
Irritimi i fytit ka qenë gjithashtu i lidhur me raportet e vështirësisë në gëlltitje dhe dhimbje muskulore, e cila në mjekësi njihet si odinofagia.
Bronkiti përshkruan inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes të mushkërive, duke i bërë ato të acarohen dhe të inflamohen.
Sipas NHS Inform, simptoma kryesore e bronkitit është një kollë e vazhdueshme.
Mes tjerash, NHS Inform, ka thënë se: “Ka të ngjarë që kolla juaj të nxjerrë mukozë të trashë në ngjyrë të verdhë-gri (gëlbazë), megjithëse kjo nuk ndodh gjithmonë.
“Simptomat e tjera të bronkitit janë të ngjashme me ato të infeksioneve të tjera si ftohja e zakonshme ose sinusiti, dhe kryesisht përfshijnë dhimbje të fytit.” /Gazeta Shneta/