Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bullizmi ishte motivi i sulmit në shkollën në Finlandë, thotë policia

Lajme 03/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Djali 12-vjeçar që qëlloi dhe vrau një koleg të klasës së gjashtë dhe plagosi rëndë dy të tjerë në një shkollë në Finlandë, ka shpjeguar se ai ishte objektiv i ngacmimit dhe ky ishte motivi i sulmit të tij, tha policia të mërkurën.

Djali të martën solli revolen e një të afërmi në shkollën Viertola pranë Helsinkit dhe qëlloi tre 12-vjeçarët dhe kërcënoi disa të tjerë. Ai ishte transferuar në shkollë në fillim të vitit 2024, thanë hetuesit, raporton Reuters.

Qeveria u kërkoi finlandezëve të bashkoheshin në një ditë zie të mërkurën dhe urdhëroi që flamujt në ndërtesat publike të valonin në gjysmështizë në shenjë të respektit për fëmijën e vdekur. Dy nxënësit e tjerë mbeten në spital.

“Sapo morëm vesh sot se bullizmi ishte prapa tragjedisë”, tha për Reuters kryeinspektori, detektivi Marko Sarkka.

Hetimi paraprak i policisë kishte konfirmuar se djali ishte objektiv i bullizmit, thanë hetuesit në një deklaratë të veçantë. Sarkka nuk pranoi të jepte hollësi.

Policia nuk ka thënë nëse sulmuesi ka kërkuar të shënjestrojë ndonjë individ specifik.

I dyshuari përfundimisht u kap rreth katër kilometra larg, ndërsa ende posedonte një armë.

Në mesin e të plagosurve është edhe një 12-vjecare nga Kosova. Gjendja e saj shëndetësore raportohet të jetë jo e mirë.

Nëna e një prej nxënësve shqiptarë që vijojnë mësimet në këtë shkollë, në një prononcim në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, tha se fëmija i saj është i traumatizuar dhe nuk do që të vijojë mësimet më në atë shkollë.

“Djali tha që kam frikë, du me ndërru shkollën. Kem te psikologja, e lamë që nesër me fillu prapë, por jo në atë ndërtesë. Do të thotë në atë ndërtesë nuk do të mbahen më mësimet”, shpjegoi Liridona Morina.

Artikulli paraprakMbi 300 raste me kollë të keqe në Shkup
Artikulli i rradhës Fëmijët e familjeve në nevojë në Shqipëri do mbështeten financiarisht në tre vitet e para të jetës

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.