Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Burg të përjetshëm burrit që vrau gruan dhe të bijën në Gjakovë

Lajme 01/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pjetër Ndrecaj, që në gusht të vitit të kaluar vrau gruan dhe vajzën e tij është dënuar nga Gjykata e Apelit me burg të përjetshëm.

Veprimet e të akuzuarit Pjetër Ndrecaj janë ricilësuar si “Vrasje e rëndë” nga neni 179, paragrafi 1, nënparagrafi 1.11., i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe ndaj tij është shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm.

Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës së parë, nuk i ka vlerësuar në mënyrë të drejtë rrethanat rënduese, e ato posaçërisht rënduese dhe se këto rrethana mbizotërojnë shumëfish më tepër.

Pranimi i fajësisë thuhet më tutje në aktgjykim dhe shqiptimi i dënimit unik prej 24 viteve burgim, nuk është adekuat me peshën e veprës penale dhe shkallën e përgjegjësisë penale të të akuzuarit. Kjo për faktin se janë shkaktuar pasoja tepër të rënda me rastin e privimit nga jeta të bashkëshortes së tij Valbona Ndrecaj dhe vajzës së tij K.N., e që ka mundur të shkaktohen pasoja edhe më të rënda.

Gjykata e Apelit vlerëson se duke qenë se janë shkaktuar pasoja tejet të rënda si objekt mbrojtës i veprës penale vrasje e rëndë, e që është jeta e njeriut si vlera më e madhe e mbrojtjes penalo juridike dhe vepra penale është kryer në rrethana posaçërisht renduese, në këtë mënyrë janë plotësuar dy kushte ligjore nga neni 44 i KPRK-së, për shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm.

Përveç kësaj, i akuzuari në mënyrë permanente, ka pasur sjellje të këqija ndaj bashkëshortes së vet, duke ushtruar dhunë. Po ashtu, vepra penale është kryer në prezencë të fëmijëve dhe vëllezërve të viktimës, e ku pasojat kanë mundur të jenë edhe më të rënda.

Për vrasjen e 7 gushtit të vitit 2018, Nrecaj nga Gjykata Themelore në Gjakovë ishte dënuar me 24 vjet burgim.

Lidhur me këtë vendim qenë organizuar edhe protesta, e kishte pasur shumë reagime. /Express

Artikulli paraprakAdelina tregon si arriti t’i heq 15 kilogram pas lindjes së djalit
Artikulli i rradhës Ndërron jetë në QKUK 20-vjeçari që u godit nga treni

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.