Hulumtimi i ri konfirmon atë që nënat me fëmijë e dinë tashmë, secila fëmijë që keni rrit mundësinë e gjumit të ndërprerë me 50 përqind.
Jo për çudi, por pak e bezdisshme, studimi gjithashtu zbuloi se nuk ka rëndësi se sa fëmijë janë në shtëpi, shumica e baballarve do të flenë si të vdekur, transmeton Gazeta Shneta.
Nënat janë ato të cilat zgjohen gjatë natës për t’i rahatuar fëmijët e tyre dhe janë ato që në mëngjes zgjohen për t’u marrur me fëmijët.
“Studimi ynë zbuloi se nënat jo vetëm që nuk flnë mjaftueshëm gjatë natës, por ato gjithashtu raportojnë se ndjehen shumë të lodhura gjatë gjithë ditës”, thanë studiuesit.
Studiuesit ekzaminuan të dhënat nga një sondazh rreth 5.805 njerë. Pjesëmarrësit u pyetën për sa kohë ata flinin, me shtatë deri në nëntë orë në ditë që konsiderohet optimale dhe më pak se gjashtë orë konsiderohen të pamjaftueshme.
Në përgjithësi, 48 përqind e grave nën 45 vjeç me fëmijë raportuan se kishin të paktën shtatë orë gjumë, krahasuar me 62 përqind të atyre pa fëmijë.
Gratë e reja me fëmijë raportuan që ndjeheshin të lodhura mesatarisht 14 ditë në muaj, krahasuar me 11 ditë për gratë më të reja pa fëmijë në shtëpi. /GazetaShneta/