Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gripi i shpendëve te gjedhët: A është qumështi i lopës i sigurt për t’u pirë, raportet e gjendjes nga SHBA

Jetë 30/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Testimi i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), zbuloi se një në pesë mostra qumështi të pasterizuar përmbanin fragmente të H5N1, një virus i gripit të shpendëve që aktualisht infekton bagëtinë qumështore në të gjithë vendin.

Që nga e premtja, më 26 prill, të dhënat e Departamentit Amerikan të Bujqësisë (USDA) tregojnë se mbi 30 tufa bagëtish qumështore në tetë shtete kanë konfirmuar raste të H5N1, një virus shumë patogjen i gripit të shpendëve (HPAI), shkruan burimi Health News përcjell Gazeta Shneta.

Shërbimi i Inspektimit të Shëndetit të Kafshëve dhe Bimëve të USDA (APHIS) ka ndërmarrë disa hapa për të luftuar përhapjen e H5N1 midis bagëtive, duke përfshirë miratimin e testimit të detyrueshëm për bagëtitë që lëvizin midis shteteve.

Por, më 16 prill, mikrobiologët e këtij shërbimi gjetën ndryshime të vogla në virusin H5N1 të marrë nga një lopë në Kansas që mund të tregojnë se virusi është përshtatur për të qenë më infektues ndaj gjitarëve.

Megjithatë, një analizë e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregoi se këto ndryshime kanë ndodhur më parë në raste të tjera të gripit të shpendëve te gjitarët dhe nuk ndikojnë në transmetimin viral.

Më 21 prill, Shërbimi i Inspektimit të Shëndetit të Kafshëve dhe Bimëve, publikoi të dhëna që tregojnë 239 sekuenca gjenetike nga virusi i gripit të shpendëve H5N1 që infekton zogjtë e egër, shpendët dhe bagëtitë për të ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë sëmundjen dhe potencialin e saj për t’u përhapur te njerëzit.

Në fillim të këtij muaji, CDC raportoi se dy persona kanë rezultuar pozitivë për H5N1. Rasti i parë ndodhi në vitin 2022 dhe lidhej me ekspozimin ndaj shpendëve të infektuar, ndërsa rasti më i fundit i gripit të shpendëve përfshinte një individ në Teksas, i cili ishte ekspozuar ndaj bagëtive qumështore të infektuara. Në të dyja rastet, simptomat ishin të lehta dhe individët u shëruan pa incidente.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se aktualisht nuk ka prova të transmetimit nga njeriu te njeriu – i gripit të shpendëve.

Mes shqetësimeve se infeksionet H5N1 në bagëtitë qumështore mund të ndikojnë në furnizimin me qumësht, FDA po kryen vlerësime të vazhdueshme të qumështit nga kafshët e infektuara, fabrikat e përpunimit dhe raftet e dyqaneve.

Në një këshillë të përditësuar për sigurinë, FDA raporton se rezultatet fillestare të testimit komercial të qumështit zbuluan se një në pesë mostra të qumështit të pasterizuar të shitura në dyqane përmbanin fragmente të virusit H5N1 – mbetje të mundshme pas pasterizimit.

Pasterizimi është një proces që shkatërron bakteret dhe viruset e dëmshme duke ngrohur qumështin në një temperaturë specifike për një periudhë të caktuar.

Ndërsa agjencia pohon se fragmentet virale nuk paraqesin rrezik për konsumatorët, ajo thotë se kërkohen testime shtesë për të përcaktuar nëse mostrat e qumështit të blera në dyqan përmbajnë versione të paprekura të virusit H5N1. Nëse gjenden versione të paprekura, agjencia më pas do të identifikojë nëse ato mund të jenë infektive. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHumbjet nga mashtrimi në kujdesin shëndetësor arrijnë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në SHBA
Artikulli i rradhës Tkurrja e Amerikës: Nataliteti vazhdon të bjerë sipas statistikave të fundit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.