Një studim 10-vjeçar sugjeron se gratë e moshuara që konsumojnë çaj kanë densitet pak më të lartë të kockave krahasuar me ato që pinë kafe, duke ulur rrezikun për osteoporozë dhe fraktura.
Studimi, i publikuar në revistën Nutrients, ka ndjekur rreth 10 mijë gra dhe ka analizuar densitetin mineral të kockave, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Rezultatet tregojnë se konsumimi i moderuar i kafesë (2–3 filxhanë në ditë) nuk shkakton dëm, por mbi pesë filxhanë në ditë lidhen me densitet më të ulët të kockave, veçanërisht tek gratë që konsumojnë alkool.
Studiuesit theksojnë se çaji përmban përbërës që mund të ndihmojnë në ngadalësimin e humbjes së masës kockore, ndërsa kafeina mund të ndikojë në përthithjen e kalciumit.
Ekspertët këshillojnë moderim dhe zgjedhje të shëndetshme, veçanërisht për gratë mbi moshën 50 vjeç, ku osteoporoza mbetet një problem i shpeshtë./Gazeta Shneta/


