Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çaji për dobësim i ndaluar në Evropë e Amerikë, në Kosovë shitet pa asnjë pengesë

Lajme 20/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka kohë që në vendin tonë është bërë i njohur çaji Diox Detox që përdoret për dobësim. I njëjti çaj në Kosovë shitet pa banderolë dhe është i ndaluar në Evropë, Amerikë e vende të tjera për shkak të përmbajtjes që ai ka.

Çaji Diox përmban barin me substancë aktive e cila quhet Sibutramine. Kjo e rrit rrezikun për sulm në zemër dhe shumë efekte anësore të tjera, shkruan BASG, transmeton Gazeta Shneta.

Sibutramina është një përbërje kimike organike që përdoret për të shtypur oreksin në trajtimin e obezitetit.  Është autorizuar më parë për trajtimin e obezitetit, por gjithashtu shkakton një sërë efektesh anësore serioze dhe të gjitha barnat e autorizuara që përmbajnë sibutramine u hoqën nga tregu në vitin 2010. Sibutramina është vendosur në listën e substancave të ndaluara në sport nga Organizata Botërore Anti-Doping (WADA). Ka një efekt stimulues në sistemin nervor qendror.

Autorizimet e marketingut për produktet medicinale që përmbajnë sibutraminë janë tërhequr në Austri për shkak të shqetësimeve të sigurisë, kryesisht për shkak të rritjes së rrezikut të ngjarjeve kardiovaskulare si sulmi në zemër ose goditje në tru. Edhe autoritetet në Danimarkë e kanë ndalur përdorimin e tij.

Përkundër kësaj në vendin tonë tashmë shitet në masë të madhe. Mjafton një kërkim në rrjetet sociale dhe ke faqe të shumta që shesin këtë çaj. Madje rreth këtij çaji ka edhe diskutime të ndryshme në grupe në facebook ku gratë tregojnë për përvojat e tyre. Disa prej tyre pohojnë se kanë humbur peshë, ka të tilla që thonë së çaji nuk ka efekt e ka edhe raste kur tregojnë së përsëri janë kthyer në peshën e mëparshme.

 

 

Cilat janë efeket anësore të përdorimit të sibutramninës?

Lista e efekteve anësore nga përdorimi i sibutraminës është mjaft e gjatë. Ndër to janë:

  • Rritja e presionit të gjakut dhe rritja e rrahjeve të zemrës;
  • Rritja e rrezikut për goditje në tru, sulme në zemër;
  • nauze, diarre;
  • Agresiviteti, mungesa e kontrollit mbi sjelljen, ankthi;
  • shqetësim i shijes, humbje e oreksit, tharje e gojës;
  • Çrregullim i gjumit;
  • Vizion i paqartë;
  • Shkelje të termorregullimit, ndezje të nxehta, djersitje;
  • Shkelje e ciklit menstrual, impotencë;
  • Çrregullime mendore, depresion;
  • Varësia.

Përdorimi i sibutraminës është veçanërisht i rrezikshëm tek njerëzit me sëmundje të zemrës dhe hipertension. Edhe përdorimi i dozave të vogla mund të çojnë në vdekje./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMSH inicion dy tenderë mbi 5.4 milionë Euro me Procedurë të kufizuar: Nuk kufizohet konkurrenca
Artikulli i rradhës Ndryshimet mes osteoartriti dhe artritit reumatoid

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.